1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it takon krerët e Ambasadave të huaja

Rekomandime

Komandanti i KFOR-it, Franco Federici është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe me ambasadorët e ShBA-së, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim ka munguar ambasadori gjerman në Kosovë.

- Advertisement -

Ky takim sipas një njoftimi në KFOR-it ishte drekë punë ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Poashtu në njoftim thuhet se janë diskutuar edhe veprimet e mëtejshme.

- Advertisement -

“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit