1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Sigurimi i vaksinave për COVID-19 vetëm nga shtetet e pasura”

Rekomandime

Agjencitë globale të shëndetësisë, të cilat po planifikojnë blerjen me shumicë të vaksinës dhe pastaj shpërndarjen e tyre të barabartë përreth botës, janë duke shfaqur brenga ngase disa shtete më të pasura kanë vendosur të sigurojnë me miliona doza për shtetasit e vetë duke bërë marrëveshje me kompani farmaceutike.

- Advertisement -

Këto marrëveshje të bëra së fundmi nga SHBA-ja, Britania dhe Bashkimi Evropian, me kompani si Pfizer, BioNtech, AstraZeneca dhe Moderna, po rrezikojnë përpjekjen globale për të dalë nga pandemia, thonë ekspertët.

“Që çdo kush të bëjë marrëveshje bilaterale, nuk është mënyrë e mirë për të dalë nga kjo situatë”, tha Seth Berkley, drejtori i aleancës GVI, të cilët e udhëheqin programin e quajtur COVAX, për të siguruar qasje të shpejtë dhe të drejtë të vaksinës kundër Covid-19 për tërë botën, shkruan The Independent.

Edhe sipas organizatës globale humanitare Mjekët pa Kufi, kjo qasje do të ndezë “sigurimin e vaksinave vetëm nga shtetet e pasura” dhe do të shkaktojë “një trend të rrezikshëm të nacionalizimit të vaksinave”.

- Advertisement -

Brenga kryesore është se furnizimi me vaksinë në këtë pandemi do të bëhet si me vaksinën për virusin H1N1, kur shtetet e pasura i blenë të gjitha furnizimet e vaksinave dhe i lanë shtetet e varfra pa asnjë, transmeton KOHA.

Ekspertët vlerësojnë se bota do të ketë rreth 2 miliardë doza të vaksinave efektive kudër Covid-19 deri në fund të vitit të ardhshëm. Por ata thonë, nëse vaksinohet e tërë SHBA-ja, dhe e tërë BE-ja, atëherë do të shpenzohen 1.7 miliardë doza, dhe shtetet tjera do të mbesin pa furnizime.

- Advertisement -

Nëse vetëm disa shtete kanë vaksina, ndërsa shumica tjetër e botës nuk vaksina, gjërat nuk do të kthehen në normal. Përfundimi i pandemisë do të thotë përfundimi i saj globalisht, përndryshe do të zgjas edhe më shumë vjet, theksojnë këto organizata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit