11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Simiç tregon çka do të bëjnë serbët në veri pasi ta marrin gjobën e parë

Rekomandime

“Gjoba e parë do të jetë arsye për reagim të ashpër”, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiç, duke folur për televizionin propagandistik serb, Tv Pink.

Simiç pretendon se “nuk ka asnjë serb të vetëm që vullnetarisht do të hiqte dorë nga shteti i Serbisë, e as t’i zëvendësojë targat që lëshohen nga Serbia”.

- Advertisement -

Simiç hodhi akuza ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar edhe të dijë edhe për një të ashtuquajtur “plan”, që ai e quajti “plan për heqjen e qytetarisë së serbëve” në Kosovë.

“Që nga dita e parë e qeverisjes së tij në Prishtinë, qëllimet e tij mund t’i shiheshin në kokë dhe në veprime. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe Listës Serbe është normal, dhe kjo më së miri pasqyrohej në paralajmërimit që kemi dërguar pasa dite”, tha ai.

Ditë më parë, Lista Serbe, kërcënoi me bllokim dhe barrikadim të rrugëve në pjesën veriore, përkatësisht, siç ishte shprehur Goran Rakiç, se do të bllokojnë të gjitha hyrje/daljet në pjesën veriore të Kosovës.

- Advertisement -

Që nga 1 nëntori, masa e riregjistrimit të targave në RKS do të nis, ndonëse e shkallëzuar, që deri në prill të vitit tjetër të mos ketë më targa të lëshuara nga MPB-ja serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit