1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Simiqi ‘trimërohet’: I çuam Kurtit një mesazh, nuk lejojmë shqiptarë në krye të policisë në Mitrovicë

Rekomandime

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se protesta e sotme e serbëve në Kosovë, ishte për t’i dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti, pasi që sipas tij, Qeveria e Kosovës padrejtësisht ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill në territorin e Kosovës.

Edhe Simiq, sikurse shefi i tij, Goran Rakiq ka vazhduar të përsëris deklaratat e njëjta, që duken krejtësisht të sinkronizuara me Beogradin. Sipas tij, mesazhi që u çua është se Kosova dhe kryeministri i saj, i kanë hequr të drejtën e votës serbëve të Kosovës.

- Advertisement -

“Ishte një reagim i fuqishëm i popullit serb, i cili nuk është gati të heq dorë nga e drejta për të jetuar një jetë në kushtet e shekullit 21”, ka thënë Simiq për B92.

Sipas tij, disa mijëra qytetarë të Mitrovicës Veriore dhe të Graçanicës, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Prishtinës.

“Është një politikë që përjashton serbët nga të gjitha institucionet dhe vetë Kosova”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se serbët nuk do të lejojnë që në krye të policisë në Mitrovicën veriore të jenë shqiptarët, ku, sipas tij, popullata është 95% serbe.

Simiq, po ashtu, ka përsëritur deklaratat e ditës, duke thënë se Marrëveshja e Brukselit më nuk vlen për faj të Kurtit.

- Advertisement -

Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndikim mbi Këshillin Prokurorial dhe rrjedhimisht nuk ngarkon as shkarkon zyrtarët nëpër gjykata. Ai ka thënë se kjo ndërhyrje mund të jetë e zakontë për Serbinë, por jo edhe për Kosovën që udhëhiqet sipas vlerave perëndimore të demokracisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit