0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Simmons revoltohet me Lajçakun pas deklaratave për vizat, e quan BE-në “okupator kolonial”

Rekomandime

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është shprehur shumë i indinjuar me komentet e bëra sot nga emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili tha se kushdo që nuk i beson BE-së për liberalizimin e vizave, “mund të shkojë diku tjetër”.

Simmons është shprehur me një diskurs të ashpër karshi BE-së, duke thënë se përgjigja e Lajçakut është provë e arrogancës së BE-së.

- Advertisement -

Madje sipas tij, Bashkimi Evropian karshi Kosovës sillet si një okupator kolonial që nuk e pranon faktin se nuk është më relevant.

“Pse SHBA nuk po i udhëheq këto negociata”, ka pyetur ai.

Përgjigja e Lajçakut është provë e radhës për arrogancën e BE-së. BE-ja në Kosovë sillet sikur një okupator kolonial që refuzon ta pranojë se s’është më relevante”, shkruan tutje Simmons.

- Advertisement -

Ndryshe, Lajçak sot është shprehur në terma shumë të ashpër kur është pyetur se sa është kredibile BE-ja dhe liderët e saj kur dihet se ata nuk i kanë përmbushur premtimet për heqjen e vizave.

Lajçak ka thënë se kushdo që nuk i beson BE-së për vizat “mund të shkojë diku tjetër”.

- Advertisement -

Madje ai nuk e la fajtore BE-në për mos-heqjen e vizave, duke thënë se liderët kosovarë duhet t’u drejtohen vet shteteve që po e bllokojnë këtë proces.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit