11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Sindikata e Policisë së Kosovës: Këtë muaj duam t’i marrin rrogat sipas Ligjit të Pagave

Rekomandime

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të Pagave.

- Advertisement -

Në një intervistë në Klan Kosovë deklaroi se Sindikata e Policisë e ka kundërshtuar shfuqizimin e Ligjit për Pagat.

Ai tha se pakënaqësia është në nivel të lartë dhe nëse kërkesat e tyre mbesin ashtu siç dështon dikush, të njëjtit nuk do të rrinë duarkryq.

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht ?!”, tha ai, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Tasholli shtoi poashtu se në këtë muaj duan t’i marrin pagat ashtu siç është e nënshkruar.

Ai gjithashtu nuk e anashkaloi mundësin e futjes në grevë, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit