4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sindikatat e Shëndetësisë akuzojnë Hotin për përfaqësim partiak në Komisionin për reagim ndaj COVID-19

Rekomandime

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, thotë se janë të indinjuar në lidhje me përfaqësimin e punëtorëve shëndetësorë në komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 nga ana e Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media thuhet se FSSHK që nga fillimi ka vërejtur se kryeministri Hoti ka politizuar përfaqësimin sindikal duke i ftuar individë ish-kandidatë për deputet nga radhët e partisë së tij, LDK, në takime dhe organizime të tilla.

FSSHK duke qenë përfaqësuese e mbi 11 mijë punëtorëve shëndetësorë, bën të ditur se tani e tutje nuk merr përgjegjësi për veprimet që do t’i ndërmerr ky komision me përfaqësues, të cilët sipas kësaj federate, mbrojnë interesat e ngushta politike partiake dhe jo interesat e punëtorëve shëndetësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit