Zgjedhjet lokale në Podujevë, sipas gjitha gjasave, prite të anulohen, pas konfirmimit të dy rasteve të infektimit me koronavirus në Republikën e Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se nesër do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.
“Por, pas kësaj të situatës, me siguri se nesër do të takohemi dhe ta shqyrtojmë situatën. Ne do të informojmë qytetarët e Podujevës”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.