Disa luftëtarë kanë thënë se janë gati të vendosen në Ukrainë për të luftuar në mbështetje të aleatit të tyre Rusinë, por nuk kanë marrë ende udhëzime për të shkuar.
Dy komandantët e tyre i thanë Reuters, se katër të pasi Presidenti Vladimir Putin dha dritën jeshile për 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme për t’u vendosur në Ukrainë, ata janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë.
“Ne nuk i frikësohemi kësaj lufte dhe jemi gati për të sapo të vijnë udhëzimet për të shkuar dhe për t’u bashkuar. Ne do t’u tregojmë atyre atë që nuk kanë parë kurrë. e do të bëjmë luftëra në rrugë dhe zbatojmë taktikat që kemi fituar gjatë betejave tona që mposhtën terroristët në Siri”, tha njëri prej komandantëve për Reuters.
Siria është aleati më i afërt i Rusisë në Lindjen e Mesme dhe ndërhyrja e Moskës në luftën siriane në vitin 2015 rezultoi vendimtare për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad të mposhtte forcat rebele në enklavat në pjesën më të madhe të vendit.