4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Situata e rëndë, ndizet alarmi i kuq për Veriun e Kosovës

Rekomandime

“Falë dështimit të plotë të funksionimit të institucioneve në atë pjesë të territorit të Kosovës, deri më tash veriu i Kosovës është bërë një xhungël e pa shkelur, një vend i zhvillimit të të gjitha dukurive të ndryshme negative që bien ndesh me rendin e ligjin”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani i ka kritikuar institucionet e Kosovës, qeverinë dhe organet e sigurisë, se nuk janë sa duhet aktive për veprim dhe luftim të krimit të organizuar që po funksionon në veri të Kosovës.

- Advertisement -
Blerim Burjani

Profesor Burjani thotë se shtrirja e sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, nuk mund dhe nuk duhet të bëhet me veprime ad hok, sikur që ishte aksioni i ditës së mërkurë i njësive të specializuara të policisë së Kosovës, e që kishte për qëllim arrestimin e të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Roli i policisë është sigurimi i një ambienti të qetë për të gjithë, sikur që është parandalimi dhe ndalimi i të gjitha veprimeve kriminale, kudo dhe kurdo, jo vetëm duke zgjedhur momente kritike që ndërlidhen me çështje të caktuara për ti mbuluar mos veprimet ose dështimet, sikur ishte rasti i tërheqjes së kërkesës për anëtarësim në Interpol, pak orë para se të ndodhte votimi në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, janë pikërisht aksionet e tilla improvizuese të herë pas hershme, që bëhen për të krijuar percepcionin se atje është shtrirë plotësisht sundimi i ligjit nga institucionet e Kosovës, dhe kinse po luftohen veprimet e kundërligjshme.

- Advertisement -

“Falë dështimit të plotë të funksionimit të institucioneve në atë pjesë të territorit të Kosovës, deri më tash veriu i Kosovës është bërë një xhungël e pa shkelur, një vend i zhvillimit të të gjitha dukurive të ndryshme negative që bien ndesh me rendin e ligjin. Atje zhvillohet kontrabandë me mallra të të gjitha llojeve, e kryesisht dominon kontrabanda dhe regëtija e kundërligjshme me naftë e me benzinë. Veriu i Kosovës është bërë një hapësirë e përshtatshme ku bëhet edhe pastrim i parave, atje kemi lloj lloj biznesesh që lulëzojnë e nuk i përgjigjen shtetit, nuk i raportojnë të hyrat as të dalat e tyre sepse nuk ka fuqi dhe autoritet që i kontrollon rrjedhat e veprimtarisë së tyre. Pra, deri më tash ka gjithçka që ndodhë dhe nuk ka dorë shteti për ta kontrolluar, përderisa ajo pjesë kontrollohet kryesisht nga individ serb që quhen “bosë” e “shefa” lokal, që merren me të gjitha veprimet kriminale, madje kanë filluar të merren edhe me politikë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

E sipas Burjanit, policia e Kosovës atje duket vetëm kalimthi, ose kur jep politika urdhra për të mbuluar dështimet e mëdha dhe për t’i fshehur ato nga opinioni i gjerë publik.

- Advertisement -

“Rrallë herë policia intervenon atje, përderisa obligimi i policisë është të gjenden personat e inkriminuar, edhe ata të dyshuar për vrasjet, sikur është rasti i Ivanovicit e të tjerë. Unë mendoj që institucionet duhet të jenë atje çdo ditë, 24 orë pa ndërprerë dhe jo vetëm për të bërë nga një shëtitje spektakulare për të dalë para medieve. Kriminelët duhet të ndiqen çdo ditë, ata duhet të kapen dhe të futen në burg, të dënohen për krimet që kanë kryer, pavarësisht se kundër kujt i kanë kryer ato krime, sepse krimi është krim dhe nuk duhet të seleksionohet në baza etnike as në baza politike”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit