3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Situata me COVID-19 në rajon, raste të reja në Shqipëri, përkeqësohet bilanci i viktimave në Serbi

Rekomandime

Kosova raportoi 2 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total në 108 të infektuar. 40 prej tyre janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 6 pacientë janë në terapi intensive.

Instituti kombëtar i Shëndetësisë u bëri sërish thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën sociale dhe rregullat e izolimit.

- Advertisement -

Ndërkohë ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19.

Në anën tjetër përkeqësohet gjendja në Serbi, ku bilanci i viktimave ka shkuar në 16. Mbi 780 raste me koronavirus janë konfirmuar në këtë shtet. Bashkimi Evropian i akordoi Serbisë 15 milionë euro ndihmë në përballimin e pandemisë.

1 viktimë dhe 26 raste të reja në 24 orët e fundit u regjistruan dhe në Maqedoninë e Veriut. Bilanci total flet për 285 të infektuar me Covid-19 dhe 7 të vdekur. Shifrat u rritën edhe në Greqi, që raporton në tërësi 46 viktima dhe mbi 1200 të infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit