1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Situata në Kosovë/ Me urdhër të Vuçiqit, ushtria serbe ‘ngritët në nivel gatishmërie’

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka deklaruar se me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është ngritur në nivel gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë.

Vuçeviq në një paraqitje të ftuar në televizionin “Happy” tha se Serbia është shtet serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë “lojëra lufte”.

- Advertisement -

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”, theksoi ai.

Ai tha se ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandanti i saj i përgjithshëm, duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë, “dhe askush nuk duhet të dyshojë për këtë”.

“Serbia është për dialog”, tha Vuçeviq.

- Advertisement -

Serbia flet për paqe dhe stabilitet, sipas tij, nuk do të thotë se është e dobët apo frikacake, sepse ushtria e saj thotë ai është shumë herë më e fortë se sa ishte, por se vepron sipas urdhrave të kreut të shtetit dhe presidentit të këtij shteti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit