1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Situatë e paparë në Parlament: “Ulu majmun” – ministri godet shuplakë deputetin

Rekomandime

Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe në Bosnjë, Dragan Lukaq nxiti një incident të paparë në një seancë parlamenti në Banja Luka të hënën, duke e quajtur një nga deputetët “majmun”.

Ministri Dragan Lukaq e goditi me shuplakë deputetin e NSRS, Drasko Stanivukoviq pasi ai argumentoi mbi flamujt e NATO-s në dhomën e Kuvendit.

- Advertisement -

Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Republikës Serbe, ku po uzhvillua seanca speciale mbi Programin e Reformës në BiH, Lukaq iu drejtua Stanivukoviqit, i cili, me disa anëtarë të tjerë të opozitës, solli flamuj të vegjël të NATO-s në sallën e Kuvendit, njofton portali Kliks.

“Ndërsa unë po luftoja, mbi kokën time, aeroplanët e NATO-s po fluturonin. Mendoja nëse bomba e tyre do të shpërthejë mbi mua. Ju ishit i vogël në atë kohë, por duhet të dini disa gjëra tani. Mos i sillni më në Kuvend, ngase do të përfundoni si ata flamuj”, u shpreh ai.

Më pas, ministri Stanivukoviq iu afrua Lukaqit e quajti një majmun dhe pastaj e goditi shuplakë.

- Advertisement -

Seanca u shty pas këtij incidenti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit