-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

S’ka mandatar pa VV-në, profesori Smaka tregon zgjidhjen për formimin e Qeverisë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës, derisa janë pajtuar për formimin e Qeverisë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet.

Kjo erdhi pas takimit të mbajtur nga presidenti i Kosovës me përfaqësuesit e partive, për të formuar një Qeveri të re, pas rrëzimit të Qeverisë me 25 mars, pas një mocioni të LDK-së, që ka qenë partner i koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Por, a duhet të formohet një qeveri e tillë tani?

Riza Smaka

Lidhur me këtë, profesori dhe një nga themeluesit e Kushtetutës, Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjidhja e vetme është mbetja në detyrë e Qeverisë, deri në formimin e qeverisë nga zgjedhjet dhe se kandidatin mund ta propozojë vetëm LVV dhe askush tjetër.

Zgjidhja e vetme e drejtë është mbetja në detyrë e Qeverisë në dorëheqje deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ngase neni 95 par 5 nuk i referohet asaj nga se Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje as posti i tij nuk ka ngelur vakant. Edhe po të aplikohej dispozita e nenit 95 par.5 të Kushtetutës, kandidatin për mandatar ekskluzivisht mund të propozonte LVV pra asnjë parti politike tjetër“, ka thënë Smaka.

- Advertisement -

Sipas profesori, LVV nuk mund të tejkalohet për propozim të kandidatit për mandatar.

Aq më parë kur për shkak të vakumit juridik të afatit për propozim të kandidatit për mandatar si dhe në vendin tonë dominojnë rrethana të jashtëzakonshme nga pandemia globale. Nuk mund të tejkalohet LVV për propozimit të kandidatit për mandatar sikundër të aplikohej neni 95 par 5 të Kushtetutës as të krijohet afati që mungon me konsultime, mendime, opinione por vetëm me amandament në procedurë legjislative“, ka deklaruar profesori Riza Smaka për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit