-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“S’ka ndryshim të kufijve me forcë”- gjermanët e nxjerrin si kryesore këtë deklaratë të ministres së tyre në Beograd

Rekomandime

Kjo deklaratë është thënë në prani të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nga kryediplomatja gjermane.

E njëjta është postuar në twitterin e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë vonë në mbrëmje.

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, tha sot në Beograd se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë. Komentet ajo i bëri pas takimit me presidentin serb.

“Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se çdo të thotë lufta. Prandaj pa mëdyshje, duhet kundërshtuar idenë se kufijtë mund të ndryshohen me forcë”, thuhet në një cicërimë në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

“Tani nevojitet progres në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe unitet në Bosnje dhe Hercegovinë”.

- Advertisement -

Baerbock dje dhe sot qëndroi në Kosovë ku e ka siguruar kryeministrin Albin Kurti se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në projekte zhvillimore edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit