2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

S’ka shqiptar që nuk korruptohet po iu dha rasti

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Tashmë jam i bindur që s’ka shqiptar që nuk korruptohet nëse i jepet rasti.

Në cdo cep të botës po dalim të korruptuar. Mjafton të flitet për një afer korruptive në Australi, Guine të Re apo Mozambik dhe po u hulumtua më në detaje, një shqiptar del andejpari i përzier.

S’kena filtra kur bëhet fjalë për korrupcion ne. Rrezikojna shumë, mjafton me fitu pare pa djersë.

- Advertisement -

Këtu rol primar ka dështimi i sistemit arsimor, pra i edukimit të popullatës. Duhet shpjegu njerëzve që s’bën me vjerdhë pasi hajnia ka pasoja të mëdha për vendin. Ata kujtojnë vetëm që është marre, e nëse vjedh tinza atëherë marrja nuk vie në shprehje.

Por është më e ndërlikuar se kaq. Një shtet ku vidhet nuk mund të zhvillohet. Në botën e civilizuar askush nuk dëshiron të ketë punë me një të korruptuar. Pra, ata thjeshtë lincohen. E nëse është pjesa më e madhe e popullatës së një vendi e korruptuar, atëherë lincohet komplet vendi, shteti. E ne e kemi shumicën e secilës hallkë të korruptuar. Prandaj, bazën e lincimit ndaj nesh duhet ta kërkojmë edhe aty.

- Advertisement -

Pa dashur ta arsyetoj mungesën e lirisë së lëvizjes, Franca e Holanda e kanë bIIokuar liberalizimin e vizave pikërish me argumentin e Iuftës ndaj korrupcionit. Po na thonë jeni tepër të korruptuar për të lëvizur lirshëm.

Neve na duhet një program kombëtar i edukimit kundër korrupcionit. Duhet të mësojmë që hajnia është përtej marres. S’mund ta vjedhësh dikënd për të pasur mirëqenie ti. Madje, duhet të edukohen njerëzit që nuk mund të bëhen kurrë të pasur duke vjedhë. Të pasur bëhen duke fitu, duke ndërtu sistem.

Madje, njerëzit duhet të edukohen që është e pamundur të jetohet mirë, në mirëqenie përmes hajnisë. Ashtu jeton në mjerim. Mund ta besh shtëpinë tënde me drita e ngjyra, por jetesën duhet ta bësh në komunitet. E ai vend ka me qenë i mbushur gropa, i papastër, me ndërtesa të shëmtuara, pa standard ushqimi, me tollovi të madhe në komunikacion, thjeshtë një xhungël. E ashtu edhe milionat po i vodhe, keq ke me jetu. Realisht, Kosova jonë edhe duket e tillë.

Pa u bindë që zhvillimi arrihet përmes metodave të ndreshme, kredibile, sundimit të ligjit dhe vizionit të qartë, pa u aplikuar elementet më të larta të civilizimit, ne kena me jetu të mjerë. Vetëm se disa nga ne kanë me qenë milionerë të mjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit