1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“S’ka virus” – Lokali në rrugën “B” organizon ndejë në ditën që vdiqën 36 persona

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar 36 viktima nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 1 mijë e 630 raste të reja me koronavirus.

- Advertisement -

Rritja alarmante e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga virusi ka bërë që Qeveria e Kosovës dje të marrë vendim për masat e reja me qëllim që të parandalojë përhapjen e virusit.

Megjithëse masat e reja sipas vendimit të Qeverisë pritet të hyjnë në fuqi sot, kjo nuk ka ndaluar disa lokale në kryeqytet që të vazhdojnë organizimet në ambiente të mbyllura, shkruan lajmi.net.

Në postimet e kafiterisë “Dante” që gjendet te Rruga B në Prishtinë, ndjekësit janë njoftuar se edhe sonte do të ketë organizim me DJ e muzikë, duke neglizhuar kështu numrin e madh të viktimave nga COVID-19 që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit.

- Advertisement -

Biznesi i lartëcektur nuk ka respektuar masat e distancës as në organizimet e mëparshme, ndërsa në ‘story’ të postuara gjatë ditës së djeshme shihet numri i madh i të rinjve brenda lokalit.

Për të mos u mjaftuar me kaq, në një nga postimet e kafiterisë “Dante”, shihet një ‘story’ ku si mbishkrim është shkruajtur “s’ka virus”.

- Advertisement -

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar në takim edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës me pandeminë. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit