6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SkandaI botëror: Rrjedhin dokumente nga Moska, Putini komplotoi ta bënte Trumpin president

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin personalisht kishte autorizuar një operacion të agjencive të spiunazhit për të mbështetur Donald Trumpin që e quante “mentalisht jostabil” që të bëhej president i ShBA-ve në zgjedhejt e vitit 2016 gjatë një sesioni të mbyllur të këshillit të sigurisë kombëtare.

Kjo është mësuar nga dokumentet që kanë rrjedhur nga Krelmini.

- Advertisement -

Takimi kyç ndodhi më 22 janar 2016, thonë dokumentet, me presidentin rus, shefët e spiunazhit dhe ministrat e lartë prezentë, raporton Guardian.

Ata ishin pajtuar që një Shtëpi e Bardhë e udhëhequr nga Trumpi do të ndihmonte në sigurimin e objektivave strategjike të Moskës, mes të cilave ishin “trazirat sociale” në ShBA dhe dobësimi i pozicionit negociues të presidentit amerikan.

Tri agjencitë e spiunazhit rus ishin urdhëruar që të gjenin rrugë praktike në mbështetjen e Trumpit, në një dekret që duket se mban nënshkrimin e Putinit.

- Advertisement -

Deri në atë pikë, Trump ishte garuesi kryesor në partinë Republikane.

Agjencinë perëndimore të Inteligjencës ishin të vetëdijshme për dokumentin tash e disa muaj dhe të cilat i kanë ekzaminuar me kujdes.

- Advertisement -

Dokumentet, të cilat i ka parë Guardian, duket të paraqesin rrjedhjen më serioze dhe të pazakontë brenda Kremlinit ndonjëherë.

Guardian i ka treguar dokumentet disa ekspertëve të pavarur dhe të cilët i kanë konsideruar si të vërteta.

Më shumë informacione do të mësoni nga Periskopi më pas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit