7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SkandaI, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, baba bën pazaret: Bëj çka t’duash me beben

Rekomandime

Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një familje në Durrës.

- Advertisement -

Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur.

Ngjarja tragjike është denoncuar mbrëmjen e së hënës nga gazetarët e emisionit “Fiks fare” të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të. Fiksi ka  realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve.  Emre Nuredini, është 27 vjeç me origjinë nga Elbasani. Pas martesës ai ka qëndruar disa vite në Tiranë, ku edhe është dënuar me burg për vepra penale të ndryshme. Aktualisht ai sëbashku me bashkëshorten e tij Rexhina Nuredini banon në Shkozet Durrës. Familja Nuredini kanë pesë fëmijë dhe presin fëmijën e gjashtë të cilin e kanë nxjerr në shitje.

Në takimin e parë me gazetarët e “Fiks Fare “ Emre dhe Rexhina janë takuar  në një lokal në hyrje të Durrësit. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “ kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës”. Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës.  Por edhe pse nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjininë e fëmijës në barkun e nënës, ata janë të gatshëm ta shesin.  Në prani edhe të bashkëshortes Emre bën pazar me gazetarët e Fiksit duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. “Nëse bini dakord çdo vizitë që do kryhet do jeni të pranishëm” shprehet babai shitës.

- Advertisement -

Emre gjithashtu sqaron gjithë procedurën që do ndiqej derisa të lindë fëmija. ” Në momentin që gruaja do lindë ti do jesh në spital i pranishëm dhe gruaja ime do thojë që këtë fëmi ia fal motrës, edhe unë do them që ia fal kunatës dhe pastaj ti bën regjistrimin mbi vete të fëmijës” sqaron Emre. ” Pasi të bëj ekon se ça e ka djalë a vajzë, në momentin që gruaja ime do ketë dhimbje unë do të njoftoj po është keq. Gjatë kësaj kohe do rrimë në kontakt një herë në javë o do më marrësh o do të marr në telefon” i drejtohet ai gazetarëve.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit të  shtirur si blerës të mundshëm i kërkojnë të dinë edhe mendimin e nënës biologjike që e mban në bark nëse është dakord me shitjen e fëmijës, ajo pohon pa hezituar.” Në maternitet pasi të lindi ne nuk kemi më punë, gruaja ime as gji nuk do i japi do t’i dilni vetë për zot. Mua do më paguani 5000 euro dhe asnjë fjalë lart e poshtë. Se çfarë bëni ju pastaj është puna juaj bashkë të mos kemi më llafe” shpjegon Emre.

- Advertisement -

Pas takimit të parë Emre Nuredini, bëhet dhe takimi i dytë. Kësaj radhe Emre fillimisht u afron gazetarëve fëmijën që kushërira e tij e kishte lindur një javë më parë dhe e kishte lënë në maternitet në Tiranë. Por gazetarët insistuan për të parë gjendjen e fëmijës që priste gruaja e tij  dhe gjininë në eko.  Por  Emre gjithnjë kërkonte një sasi lekësh për t’i dhënë para se bashkëshortja e tij të linde si paradhënie për të krijuar më shumë besim tek ‘blerësit’. Gjatë bisedës ai tregon se në rrethin e tij familjarë këtë gjë e kanë bërë edhe njerëz të tjerë, pra shitjen e fëmijevë.

Një  kushëri i tij kishte shitur dy fëmijë në Durrës,  ndërsa teza e tij që ishte me banim në Korçë kishte shitur tre fëmijë, dy në Tiranë dhe një në Greqi. Gazetarët së bashku me Emren dhe Rexhinën kanë vajtur tek një klinikë private gjinekologjike në Durrës, ku edhe kanë bërë kontrollin. Sipas mjekut gjinekolog Rexhina ishte 39 javëshe,  pra 7 muajshe shtatzënë. Fëmija kishte zhvillim normal, pa probleme dhe i gjinisë mashkullore.

Takimim i parë

Babai i fëmijës – Unë me orgjinë jam nga Elbasani. Kam qëndruar në Tiranë 17 vjet. Kisha ca probleme në Tiranë jo në burgjeve jo kështu. Erdha këtu në Durrës kam nja shtatë  vjet këtu në Durrës.

Fiksi – Unë ka kohë që kërkoj një fëmijë. Nuk e di se sa muajsh është …

Babai i fëmijës –Pesë muajsh është. Unë s’e kam parë të them të drejtën. Unë ta them të vërteten.

Fiksi – Do të kujdesem unë deri sa të lindë, janë gjërat e mia si i thonë asaj.

Babai i fëmijës – Po

Fiksi – Nëse ti je dakord?

Babai i fëmijës – Unë rashë dakord që dje.

Fiksi – Unë dua me ditë kur i doni lekët, sa lekë bën?

Babai i fëmijës – Mos e vrit mendjen. Vetëm nuk dua që të kem debate mbrapa.

Fiksi – Pse do kesh debate?

Babai i fëmijës –Kanë bërë ca të tjerë dhe i kanë hyrë nëpër gjyqe jo kështu nëpër shtete…

Fiksi- Tani

Babai i fëmijës – I kemi hequr.

Fiksi – Me mua ke dy gjëra, më thuaj kaq, kam këto kushte

Babai i fëmijës – Dëgjo mua, unë nuk kërkoj as shtëpi, as pallate, as biznese, as kështu vëlla me mua e ke këtu. Je ti këtu, është ky këtu

Fiksi – Po

Babai i fëmijës – Ky nuk njihet i imi ( fëmija që do të shesë). Njihet i joti. Se ça bën ti mua nuk  më intereson fare.

Fiksi – Më thuaj sa është pazari?

Babai i fëmijës – As dua 20 000 euro, as 50 000 euro, të thashë 5000 euro.

Fiksi – Do t’i jap në momentin që marrë fëmijën?

Babai i fëmijës – Kur të duash ti nuk e kam problem.

Fiksi – Janë kushtet tuaja, unë do të marrë ça të jetë kismet, vajza, djalë.

Babai i fëmijës – Është kismet i Allahut.

Fiksi – Në momentin që do të lindë nusja, kur të dali nga spitali do e regjistroja a nuk do e regjistrojë, ça do bëjë?

Babai i fëmijës –Jo, jo atje do ta regjistrosh ti. Atje shihe ti, do marrësh nusen tënde, do të thotë nusja ime unë ja fal motrës. Edhe unë ja fal kunatës.

Fiksi – Po

Babai i fëmijës – Mundet të vij kjo dëshmitare, unë mundet të marrë kushëririn tim. Po jam dakord firmos kaq.Atje e regjistron vetë.

Fiksi – Do të dërgojmë nusen të lindi. Pasi të lindë  kemi më punë bashkë pasi të jap lekët?

Babai i fëmijës – S’ke punë më me mua ti. Edhe tek spitali kur do vish ti do e marrësh në dorë vëlla, nuk e marrë unë, as nusja ime. Ti thjesht o vëlla do shkosh ta marrësh vetë.

Fiksi – Sa fëmijë ke?

Babai i fëmijës – Unë pesë.

Fiksi – Nuk dua debate apo llafe mbrapa, këtë dua prej teje.

Babai i fëmijës –O vëlla jam unë, s’ke probleme me njeri. Këtë shok, as njihemi, as bëhemi. S’ke lidhje, se ku rri se ku bën  është puna jote, nuk më intereson se ku rri unë e ça bëj, ai iki jashtë shtetit a vdes, varet nuk ke lidhje fare.

Fiksi – Lekët kam për t’i dhenë pasi të marrë vajzën apo djalin si të jetë kismet. Je dakord edhe ti nuk dua me pasur llafe mbrapa.

Nëna e fëmijës – Po

Fiksi – E lamë marrë fëmijën të jap 5000 euroshin.  Në momentin që do të lindë nusja.

Babai i fëmijës –Unë ta thashë edhe një herë në atë moment që do marrësh fëmijën o vëlla as të njoh as më njeh.

…………………………………………………………………………

Takimi i dytë

Babai i fëmijës – Unë gjeta tek kushërira ime, ka një javë e ca që kishte lënë fëmijën tek spitali. Dhe nuk e di tani a e ka tek spitali a e kanë dërguar tek shtëpia e fëmijës. Ka një javë që ka lindur dhe e kshte lënë tek spitali dhe kishte ikur.

Fiksi – Unë kam ardhur për të parë gjininë e fëmijës?

Babai i fëmijës – Për mua hajde e shkojmë sot në spital, shihe.

Fiksi – Unë ja thashë edhe historinë e tezes që ma bëre muhabet.

Babai i fëmijës – Po, kushëriri im i dytë e ka shitur një këtu e një në Greqi.

Fiksi – Jeton në Durrës?

Babai i fëmijës – Po, po këtu rrinë. Tezja prapë në Korçë

Fiksi – Sa ka shitur tezja?

Babai i fëmijës – Tre copë, tre.

Fiksi – Në Greqi?

Babai i fëmijës – Jo në Shqipëri.

Fiksi – E kemi lënë ta shohim sot, kur të lindë përsëri do më thuash. Në momentin që do lindësh fëmijën, do e marrësh, do të jap lekët e unë në punën time, ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Po sikur të më ndihmosh një çikë?

Fiksi – Më thuaj.

Babai i fëmijës – Nuk do bëje keq, për një çikë lekë që unë të jemi i sigurt për çdo gjë. Që të më jepje pak lekë.

Fiksi – E kemi lënë, në momentin që del nga materniteti ti me gjithë gruan, do të jap lekët, unë në punën time ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Ta thashë që në fillim as më njeh e as të njoh.

Vizita tek gjinekologu

Fiksi – Kemi këtë shoqen për t’i bërë një eko. Duam të dimë sa muajsh është?

Doktori – Kush e ka ndjekur deri tani apo s’ka bërë…

Fiksi – Nuk ka bërë asnjë herë.

Doktori – I sati fëmijë është ?

Nëna_ Pesë.

Fiksi – Ky është i gjashti.

Doktori – 29 javësh, 7 muajshe, data e përafërt e lindjes 17.04.2023. Çun. Mirë është , gjinia mashkullore. Në kohë është, me peshë normale, zhvillimi i rregullt. Atëherë je 29 javë e 2 ditë

Fiksi – Doktor faleminderit shumë.

Doktori – Faleminderit juve./TCH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit