1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SkandaIi i dytë, kërkohet refuzimi i vizitës se Mirosllav Lajçak

Rekomandime

Harta, skandali i dytë lidhur me Kosovën i emisarit specialLajçak t’i kërkojë falje Kosovës
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta.

- Advertisement -

Vizita e Përfaqësuesit special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak nuk po pritet mirë në Kosovë.

Shkaku i kësaj është harta e vendosur në zyrën e tij, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Por, ky nuk është i vetmi skandal i Lajçakut. Ai vitin e kaluar, gjatë një vizite në Serbi pati kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.

- Advertisement -

Vizita e Lajçak fillon sot dhe do të zgjatë tri ditë. Sapo ta përfundojë vizitën në Kosovë, emisari sllovak do ta vizitojë edhe Serbinë, nga 3 deri me 4 mars, si dhe Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

Lidhur me vizitën e Lajçak-ut në Kosovë, ekspertët shprehen se kjo vizitë do të duhej të refuzohet ose të kushtëzohet me njohjen e Kosovës nga Sllovakia.

- Advertisement -

Mehazi: Të pritet Lajçak-u me protesta të fuqishme popullore

Prof. Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Lajçak duhet të kërkojë falje për skandalin e hartës dhe se atë duhet pritur me protesta.

“Përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, me rrënjë serbe-sllave, para se të vije në Kosovë duhet të kërkojë falje për skandalin e hartës së qëllimshme politike të Kosovës brenda Serbisë, e pastaj t’i lejohet të vije në Kosovë. Përveç kësaj duhet pritur me protesta të fuqishme popullore e kurrsesi ndryshe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Profesori ka potencuar se vizita e Lajçak-ut është dashur të refuzohet, pasi ka mohuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Po duhet vepruar dhe më tej, liderët politikë, sidomos, kryeministri në largim Adullah Hoti, po dhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, që sot, me anë të një konference mediatike duhet refuzuar vizitën tri ditore të Lajçakut në Kosovë për shkak se ka thyer, anashkaluar e mohuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk mund të vijë në Kosovë e të dialogojë me përfaqësuesit politikë të Kosovës personi i cili provokon, sulmon sovranitetin territorial e shtetëror të Kosovës, personi i cili hapur përkrah politikën agresive serbe ndaj Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehazi ka deklaruar se elita politike në Kosovë do të duhet ta kushtëzojnë Lajçak-un dhe Sllovakinë ta njohin Republikën e Kosovës.

“Nënçmimi e ofendimi më i madh është jo vetëm për liderët politikë, po edhe për qeverinë, Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës, nëse nuk veprojnë me të njëjtën masë politike me përfaqësuesin sllovak që e pranon Kosovën brenda hartës serbe, kurrgjë. Harta skandaloze e Lajçak-ut jo vetëm që është kundër interesave të Republikës së Kosovës, po edhe kundër planeve e interesave të BE-se që ai përfaqëson, po është edhe kundër interesave politike e gjeostrategjike të SHBA-ve. Mirosllavi i Sllovakisë para se të vije në Kosovë, elita politike Hoti, Albini, Vjosa duhet kushtëzuar që Republika e tij e Sllovakisë ta njoh Republikën e Kosovës, përndryshe Lajçaku të shpallet person i pa dëshiruar në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Mehazi për “Bota sot”.

Bajraj: Kur sjellja bëhet dukuri, ajo nuk quhet skandal por normë e sjelljes!

Fatmir Bajraj

Ndërkaq, Fatmir Bajraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka quajtur provokim hartën e vendosur në zyrën e Lajçak-ut, që sipas tij, është i orkestruar nga Serbia.

“Zaten, harta e Ballkanit Perëndimorë në të cilën Kosova shihet si pjesë integrale e Serbisë, në sfond prapa emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, nuk është gafë dhe as skandal, por është vetëm provokim radhës i ish Ministrit sllovak të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, serbo-filit, Mirrosllav Lajçak, i cili në vizitën që do t’i bëjë vendit tonë, duhet të marr përgjigjën e duhur dhe atë në sensin adekuat, në pritje të Kryeministrit në detyrë, Dr. Avdullah Hoti, por edhe në rrugë me një protestë demokratike qytetare përmes së cilës i bëhet me dije “emisarit” dhe përmes Tij, BE-së, së një diskurs i tillë diskriminues ndaj Kosovës nuk kapërdihet më. Ky gjest i z. Lajçak, është i orkestruar nga Serbia dhe i mbështetur brenda BE-së, nga vende të cilat kurrë nuk u pajtuan me lirinë e shqiptarëve dhe pavarësimin e tyre nga pushtuesi i egër dhe barbar, serbo-sllav, i cili u kurorëzua me shtetin e pavarur dhe demokratik të 17 shkurtit 2008”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Bajraj ka përmendur edhe reagimin e zyrtarëve të lartë të BE-së në lidhje me hartën në zyrën e Lajçak-ut, për të cilën thotë se në këtë mënyrë është konfirmuar qëndrimin jo-balancues karshi Kosovës dhe dialogut.

“Harta në përdorim e BE-së, në zyrën e emisarit të saj për Ballkanin Perëndimor si dhe reagimi i zyrtarëve të lartë të BE-së në lidhje me fenomenin dhe jo me skandalin, konfirmon edhe njëherë dhe katërçipërisht, qëndrimin jo-balancues të BE-së, karshi Kosovës dhe dialogut dhe nxjerrë në sheh nevojën imediate të reagimit adekuat të Republikës së Kosovës përmes Institucioneve dhe pse jo edhe përmes reagimit qytetar ndaj emisarit në fjalë dhe qasjes absurde të BE-së. Harta në sfond, e vlershme për emisarin e BE-së, z.Lajçak dhe për vet BE-në, e sheh dhe e trajton Kosovën sipas Kushtetutës së Serbisë e cila në preambulë të Kushtetutës së Serbisë, e ka: “Kosova dhe Metohija pjesë integrale e Serbisë”, pra duke abstrahuar faktin se Kosova është çliruar definitivisht nga Serbia me 12 qershor, 1999, është pavarësuar me 17 shkurt 2008, dhe është njohur nga 22/27 shtet të vetë BE-së. Ky fenomen i kthyer në dukuri, dhe si normë e qasjes nga zyrtarë të lartë të BE-së karshi Kosovës dhe shtetësisë së saj, duhet të merret dhe trajtohet seriozisht, duke mos lënë hapësirë interpretimi pa sens dhe pa takt të zyrtarëve të saj, me çmimin e mospranimit të pozicionit indiferent dhe inferior të Kosovës në tryezën e bisedimeve, përkatësisht në dialogun e Brukselit në të cilin marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve duhet të kurorëzohet me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe nga pesëshja jo-njohëse e BE-së, prej nga vjen edhe serbo-fili, Mirosllav Lajçak”, ka deklaruar Bajraj për “Bota sot”.

Bajraj: Lajçak në Beograd vitin e kaluar “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën”

Gjithashtu, Bajraj ka rikujtuar edhe deklaratën e Lajçak-ut, i cili pati kërkuar që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën.

“Vitin që shkoi, në një vizitë Beogradit, emisari i BE-së për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi, kishte kërkuar nga Kosova dhe institucionet e saja shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, alias, heqjen dorë nga pakoja e Ahtisarit dhe pavarësia si derivat i saj, përkundër kompromiseve të dhimbshme të Kosovës në procesin ndërkombëtar të saj në procesin e stërmundueshëm të lirisë dhe shtetit të pavarur e sovran. Z. Lajçak, në Beograd, duhej t’i kërkonte Serbisë ndryshimin e kushtetuese dhe nevojën e përshtatjes se saj, me rrethanat e pas pavarësimit të Kosovës, si rrugë dhe mënyrë që i siguron asaj dhe rajonit, relaksimin e marrëdhënieve dhe integrimet në BE”, ka potencuar ai.

BE të mos ketë qëndrim neutral ndaj statusit!

Sipas Bajrajt, diskursi i BE-së karshi Kosovës dhe statusit të saj është diskriminues në dialog.

“Diskursi i BE-së karshi Kosovës dhe statusit të saj, thellësisht pa drejtë, i padenjë dhe diskriminues me prejudikimin e pozicionit nënshtrues të palës sonë në dialogun e Brukselit, dhe trimërimin dhe motivimin e palës serbe që të mos lëshoj pe karshi Kosovës dhe të mos jetë ndëshkuar për qasjen distrikteve dhe sabotuese në proces. Kosova nuk duhet dhe nuk do të pranoj kurrë ta reduktoj nivelin e të drejtave të veta shtetërore dhe kombëtare deri në atë masë, sa njohja e saj nga Serbia dhe kushtimisht edhe nga pesë vendet tjera të BE-së, që nuk njohin Kosovën, të jetë e pranueshme për Serbinë dhe “shoqet” e saj në BE të njohura si pesëshja jo-njohëse e shtetit tonë tanimë të bërë fakt të padiskutueshëm”, ka thënë Bajraj.

BE është kthye në problem, ose pjesë e problemit për Kosovën!

Më tej, Bajraj ka shtuar se diskursi i BE po e justifikon penalizmin e Kosovës.

“Sikur nuk mjafton armiku i vjetër, Serbia pushtuese dhe hegjemoniste dhe kësaj fushate dhe orkestrimi i është subordinuar edhe pesëshja jo-njohëse brenda saj, dhe për pasojë edhe diskursi i BE-së, në vend që të shtyjë dhe influencoj njohjen e Kosovës nga pesëshja, ajo justifikon qëndrimin e tyre dhe penalizmin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, absurd i llojit sui-generis! BE-ja ta njeh Kosovën në bllok, ose të lëshojë pozitën e ndihmësit në dialog, ngase qëndrimi absurd i saj karshi statusit të Kosovës, jo vetëm që nuk ndihmon, por është kthye në barrierë serioze në arritjen e marrëveshjes, dukje u bërë palë me Serbinë dhe satelitet e saj në BE”, ka vlerësuar analisti.

Të kërkohet ndihmë nga SHBA-të

Në fund, Bajraj ka thënë se Hoti, Osmani dhe Kurti duhet që të kërkojnë nga administratës amerikane që të ushtrojnë influencë në drejtim të BE-së.

“Z. Hoti, si Kryeministër në detyrë, znj.Osmani në cilësinë e u.d presidente, si dhe lideri i VV-së, z. Kurti, si fitues i zgjedhjeve, duhet të kërkojnë ndërhyrjen e administratës amerikane për ushtruar influencën në drejtim të BE-së, sa i përket qëndrimit të kësaj të fundit karshi statusit të Kosovës, dhe mundësinë e marrjes së lidershipit nga ana e Amerikës në lidhje me dialogun dhe procesin e integrimeve në BE, përndryshe, perspektiva për Kosovën dhe rajonin shihet e zymtë dhe pesimiste”, ka përfunduar Fatmir Bajraj për gazetën “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit