11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Skandal: Djali i politikanit serb u shëtit në Beograd me veturë zyrtare të Kosovës

Rekomandime

Aleksandar Milojeviq, djali i politikanit kontrovers nga Kosova Zoran Milojeviq – Zelja, është shëtitur me veturë zyrtare të Kosovës nëpër rrugët e Beogradit gjatë fillim të vitit 2020.

Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) raporton se vetura zyrtare e komunës së Zubin Potokut e tipit “Skoda” është parë në rrugët e Beogradit, e drejtuar nga Aleksandar Milojeviq.

- Advertisement -

Siç raporton ky medium nuk dihet se nga e ka marrë veturën zyrtare Milojeviq dhe komuna nuk është përgjigjur në pyetjet se mbi çfarë baze ia kanë dhënë makinën për ta përdorur.

Babai i tij i tha KRIK-ut se ai e përdori atë makinë gjatë kohës që punonte në Zyrën e Telekomunikacionit dhe se Aleksandri nuk ka vozitur kurrë një “Skoda”.

Por faktet e paraqitura nga mediumi tregojnë ndryshe:

- Advertisement -

Në fillim të janarit 2020, pak para orës 1:00 pasdite, policia e Beogradit ndaloi “Skoda Octavia” në bulevardin “Oslobodjenja”, e cila po lëvizte pothuajse dy herë më shpejt se sa lejohej – ishte 89 kilometra për orë, megjithëse shpejtësia e lejuar maksimale ishte 50.

Në timon ka qenë Aleksandar Milojeviq, djali i politikanit me ndikim serb nga Kosova, Zoran Milojeviq, Zelja, sipas shkresave nga procedura për kundërvajtje të siguruara nga gazetarët e KRIK-ut.

- Advertisement -

Mirëpo, sipas procesverbalit të përpiluar nga policia në vendngjarje, ai nuk ka vozitur veturën e tij, por veturën e regjistruar në komunën e Zubin Potokut të Kosovës.

Nuk është e qartë se në çfarë baze Milojeviq e ka përdorur veturën zyrtare, duke pasur parasysh se ai nuk është zyrtar dhe as nuk dihet se është i punësuar në komunë. Komuna për më shumë se tre javë nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të KRIK-ut se mbi çfarë baze i është dhënë një veturë Milojeviqit.

Ndaj Aleksandar Milojeviqit është iniciuar një procedurë para Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd për tejkalim të shpejtësisë me automjet “Skoda”, por ai nuk është dënuar për shkak të vjetërsimit të lëndës, raporton mediumi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit