8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Skandal, klubi nga Rashka e Serbisë në promovimin e një salle në Kosovë

Rekomandime

Qeveria e Serbisë përveç që ka ndërtuar sallë sportive në një pjesë të Mitrovicës kanë paralajmëruar edhe ndërtimin e stadiumit të futbollit me kapacitet 5000 shikues.

- Advertisement -

Serbia që i rras hundët në një shtet tjetër, vazhdon ende të bëjë çka të dojë në at pjesë të Mitrovicës.

Skandal është që një klub i hendbollit nga Rashka do të luajë sot në një pjesë të Mitrovicës në kuadër të garave të Ligës së Parë të Serbisë, veçmas në promovimin e sallës së re! “Sportistët nga Mitrovica e Veriut pas dy dekadash të luajtura në fushë iu është dhënë mundësia të mirëpresin rivalët në qytetin e tyre dhe atë nder do t’u jepen së pari lojtarëve të klubit të hendbollit Trepça kundër Bane nga Rashka”, raportohet nga mediat serbe.
“Ndeshja luhet sot në orën 18.00.

“Ndërtimi i sallës së sporteve, me një kapacitet prej 600 vendesh, u financua nga komuna e Mitrovicës së Veriut, dhe zyrtarisht iu dha sportistëve nga kryetari Goran Rakiç, raportojnë mediat serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit