-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

Rekomandime

E përjavshmja serbe, NIN ka shokuar lexuesit e saj pasi në ballinën e saj vendosi fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me një armë që i ishte drejtuar atij.

Pas stuhisë që shkaktoi në publik kjo foto, e përjavshmja NIN faqen kryesore të saj gjatë ditës së sotme e ka lënë të zbrazët.

- Advertisement -

Tanjug ka përcjellë një deklaratë të botuesit NIN, Ringier Axel Springer Serbia, kjo media doli pa foto në kopertinë pasi sipas botuesit, zgjedhja origjinale e fotografisë ishte e papërshtatshme, veçanërisht në vendin ku u vra kryeministri.

Ringier Axel Springer Serbia thekson se megjithëse fotoja është ndryshuar, përmbajtja e artikullit me titull “Afera e armëve: Kush po e shkatërron Krushikun” mbetet e pandryshuar.

Botuesi deklaron se NIN me kopertinën e re do të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit