-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Skandali me dosjet që përfunduan në Zyrat e OVL të UÇK-së, trazon Gjykatën Speciale: Jep dorëheqje një nga figurat kryesore të tij

Rekomandime

Pas skandalit me dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK’së, mësohet se ka dhënë dorëheqje njëri prej prokurorëve kryesorë të Hagës. Këto dosje, thuhet se kanë zbuluar emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre.Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK’së.Për një periudhë, zëvendësprokurori Ip e ka mbajtur pozitën e Prokurorit të Specializuar, pas largimit të David Schwendiman.

- Advertisement -

Në cilësinë e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka intervistuar pjesëtarë të UÇK’së që janë thirrur në Hagë si të dyshuar.Express ka mësuar se skandali i dosjeve që u dërguan në OVL-UÇK është arsyeja e largimit të zv.prokurorit.Ndërkaq çështja e mijëra dosjeve që organizata e vereranëve të UCK’së thotë se u kanë ardhur në zyrë është akoma krejt mister. Nuk dihet se nga kush u sollën, por udhëheqës të organizatës thonë se ajo përmban të dhëna nga hetimet që po i kryen Tribunali Special.

Organizata e veteranëve të UÇK’së, që e kundërshton ekzistencën e Tribunalit Special, thotë se në dosjet që u kanë ardhur në zyrë janë dokumente origjinale të Tribunalit.

Zyrtarë të Speciales e kanë bastisur hy herë zyrën e OVL-UCK’së dhe i kanë konfiskuar dokumentet që u kanë sjellë persona të maskuar dy herë brenda dy javëve.Ip është avokat britanik me përvojë të gjerë si prokuror ndërkombëtar edhe në Ballkan Perëndimor. Ai ka qenë zëvendësi i Schwendiman edhe si Prokurori i Specializuar dhe si Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), paraprijësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.Ip iu bashkëngjit TFHS-së në qershor 2012 si Zëvendëskryeprokuror dhe shërbeu si Kryeprokuror në Detyrë nga gusht 2014 në maj 2015 pas largimit të Kryeprokurorit të parë, Ambasadori Clint Williamson dhe para ardhjes së Schwendiman.Zyra e Prokurorit të Specializuar, heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish pjesëtarët e UCK-së, nga vitit 1998 deri në fund të viti 2000.Kjo zyrë tashmë ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte edhe ndaj presidentit Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që përbënin udhëheqjen e UCK’së gjatë luftës në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit