4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Skandali me rastin “Pronto”, vjen paralajmërimi i fortë për Qeverinë e re

Rekomandime

“Qeveria e ardhshme është e obliguar qe ta pastroje sistemin e drejtësisë. Kjo qeveri ka dy rrugë: ose t’i ndëshkojë ata që kanë vjedhur dhe i kanë bërë keq këtij vendi, duke filluar nga politikanet, biznesmenët, gjykatësit, prokuroret, avoketërit etj, ose populli të ik nga këtu. Rrugë të mesme nuk ka. Nëse nuk i ndëshkojnë, atëherë do ta humbasin popullin”, theksoi analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Epilogu i gjykimit të rastit “Pronto”, sipas analistëve politikë dhe njohësve të fushës së të drejtës, është edhe një dëshmi që flet se realisht në Kosovë nuk sundon ligji, por gjyqtarët dhe prokurorët janë në duart e mafisë, para politikës dhe nëntokës kriminale.

- Advertisement -

Sipas analistëve, vendimi për rastin “Pronto”, ku të akuzuarit për të cilët prokuroria dhe gjykata ka pasur një mal faktesh para vetes shpallen të pa fajshëm, është edhe një alarm serioz që flet për nevojën e ndryshimit të mentalitetit të deritanishëm të qeverisjes në vend, dhe ndryshimet e mëdha që duhet të ndodhin në qeverisje, duke pasur në prioritet pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe futjen me urgjencë të ligjit Vetting në të gjitha hallkat e sistemit.

Për këtë skandal të fundit të drejtësisë kosovare, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi.

Faik Krasniqi

“Drejtësia në Kosove gjithmonë ka qenë e ndikuar nga politika. Të gjitha emërimet kanë qenë politikisht. Pakti i politikës dhe drejtësisë ka qenë ky: ne s’ju ngacmojmë juve, as nuk s’na ngacmoni neve. Përgjimet që dolën atëbotë treguan fytyrën e politikes dhe drejtësisë në Kosovë. Emërime të prokuroreve dhe gjykatësve nga Adem Grabovci me shokë. Ishte me të vërtete shokuese. Çdo njeri normal do të duhej ta merrte seriozisht këtë gjë se në çfarë vendi mafioz po jetojmë. Atë ditë kur dolën përgjimet sheshet do të duhej të ishin të stërmbushura me njerëz. Por populli në Kosovë janë kufoma të gjalla”, thotë për “Kosova Sot Online, analisti politik, Faik Krasniqi.

- Advertisement -

Prandaj sipas tij, është detyrë parësore e qeverisë në ardhje që të ndërmerr të gjitha veprimet për pastrimin e institucioneve të drejtësisë kosovare.

“Qeveria e ardhshme është e obliguar qe ta pastroje sistemin e drejtësisë. Kjo qeveri ka dy rrugë: ose t’i ndëshkojë ata që kanë vjedhur dhe i kanë bërë keq këtij vendi, duke filluar nga politikanet, biznesmenët, gjykatësit, prokuroret, avoketerit etj, ose populli të ik nga këtu. Rrugë të mesme nuk ka. Nëse nuk i ndëshkojnë, atëherë do ta humbasin popullin”, deklaron analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit