-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Skandaloze: Asfalti në Bajgorë të Mitrovicës hiqet me dorë, nuk është më trash se gjysmë gishti

Rekomandime

Punët për asfaltimin e rrugëve nëpër Kosovë po bëhen si mos më keq, ani pse për shtrimin e tyre po jepen para të majme nga shteti.

- Advertisement -

Rastet e një problemi që tashmë ka përfshirë pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, janë raportuar shumë shpesh nga qytetarët.

Punimet në një rrugë në Bajgorë të Mitrovicës kanë ngjallur shumë pakënaqësi tek banorët, shkruan Reporteri.net Përmes një videoje të dërguar në adresë të Reporterit, ata dëshmojnë për cilësinë e dobët të punimeve në asfaltimin e rrugës në këtë fshat.

Për ta ilustruar këtë, një nga banorët e heq me dorë asfaltin, i cili me sa duket nuk është shtruar më trash se një gjysmë gishti.

- Advertisement -

Ai shprehet i indinjuar me gjendjen e kësaj rruge duke thënë se cilësia e dobët e asfaltit, me të cilën është shtruar kjo rrugë dhe pa u plotësuar asnjë kriter, ka bërë që të jetë në gjendje të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit