1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SKANDALOZE/ Burri e “llomit” gruan në Ferizaj veç pse e derdhi jogurtin në dysheme

Rekomandime

Motivet e dhunës që përjetojnë gratë në familjet kosovare janë nga më të ndryshmet, por në shumicën e rasteve janë të ulëta dhe mjaft banale.

Jo rrallëherë ka ndodhur që ngjarje të tilla të përfundojnë me fatalitet.E për të mos ndodhur më e keqja, një grua nga Ferizaj që u sulmua nga bashkëshorti i saj për një jogurt, ka vendosur ta denoncojë në Polici.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, dje, në orët e pasdites, në Ferizaj.

Një mosmarrëveshje verbale kaloi na konflikt fizik dhe si pasojë gruaja u suImua nga bashkëshorti u saj, për një arsye banale.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi i dyshuari u kthye nga puna në shtëpi, teksa me vete kishte marrë edhe disa produkte ushqimore. Gruaja, e cila kishte qenë duke e përgatitur drekën, përveç që nuk mori asnjë përshëndetje, ajo u sulmua për shkak se një jogurt që kishte blerë bashkëshorti i saj, i kishte rënë aksidentalisht në dysheme.

- Advertisement -

Burri i dyshuar, pa fije dhembshurie, sulmoi gruan me grushte në pjesët e trupit, e me shuplaka në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës, ajo mori trajtim në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

- Advertisement -

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka shoqëruar dhe intervistuar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për denoncimin kundër tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit