1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandaloze: Delegacionit kosovar i vidhet çanta me dokumente konfidenciale në Bruksel, kishte material për bisedimet me Serbinë!

Rekomandime

Delegacioni kosovar ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ta ka patur epilog shqetësues.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se javë më parë në Bruksel delegacionit kosovar i është vjedhur çanta.

- Advertisement -

Madje, media mëson se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për bisedimet me Serbinë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare.

- Advertisement -

Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, ani pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit