1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandaloze: Europa e financoi 33 miliardë euro Maqedoninë, që t’i shtyp shqiptarët

Rekomandime

Udha e shtrembër e Maqedonisë dhe “Platforma” shqiptare

- Advertisement -

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Kjo “platforma” jonë, ajo që ka bërë fillimet (1990) dhe është tërësuar në Tetovë dhe do të jetë sot e mot platformë e përhershmërisë shqiptare në tokë të vet, do t’i qesë punë europiane Ambasadorit të BE-së në Shkup, z.Zhbogar dhe ky hiqet se nuk e di ende dhe bën sehire shkujdesur gërvalljeve që po i bëjnë stramastikët e identiteteve të stisura shtrembër me fjalë pushtime, me fjalë nënshtrime e fjalëposhtërime kundër gjuhës sonë në vend të vet.

Punë e parë që duhet ta nisë pa mënuar duhet të jetë vënia e punës së Ambasades së tij në binaret e udhës së drejtë europiane ndaj Maqedonisë së pasplatformës, për ta hequr këtë “shtet” nga udha e shtrembër që e ka marrë në rrugën së prapthi drejt Europes dhe në të cilën udhë i ka ndihur edhe kjo ambasadë europiane në kohët para tij.

- Advertisement -

Se dihet që edhe kjo ambasadë (në emër të BE-së) na ka bërë hilera të poshtra neve shqiptarëve sa dhe hilerat e këtyre që gërvallen poshtërisht kundër nesh sokaqeve-dhe të dyja palët puqen në të njëjtën udhë të shtrembër dhe bëjnë të njëjtën punë: ata gërvallen me fjalëpushtime që nuk na duan për së gjalli në vendin tonë, ky shikon sehir dhe nuk na njeh dhe gjuhën tonë në ambasadën e tij e në Europë, e cila nga viti 1991-dhe gjer më 2009 i ka falur për “shtetndërtim” e “kombndërtim” të shtrembur, stramastik 33 miliardë euro Maqedonisë monoetnikisht, prej të cilave s’kanë parë gjë shqiptarët, sepse nuk janë dhënë edhe për neve.

Po tashti, “Platforma” shqiptare është bërë për të ndrequr edhe këtë punë të shtrembër të ambasades së UE në Shkup (pra edhe UE-së) dhe që ta ndreqë edhe udhen e shtrembër të Maqedonisë për në Europë, të ndihur edhe nga kjo ambasadë, e cila edhe ajo e ka shkelur rëndë moszbatimin e MO-së, këtë partallë marrëveshje që e e kupton shtrembërisht edhe ajo si “marrëveshje vetënënshtrimi, që “popullin e vetënënshtruar” e njeh si popull emigrant e të shkulur me “vetëdashje europiane” nga vendi i vet dhe që i njeh tashti “të drejta emigrantësh” në gjuhë dhe në kulturë, etc…

- Advertisement -

Me “Platformen” shqiptare, pra, do të nisë nga e para ndreqja e kësaj udhe të shtrembër të Maqedonisë, sepse, për ta vënë në udhë të drejtë dhe për ta njohur Europa drejtësisht, udha e saj imperativisht duhet të legjitimohet në dy rrafshe demokratike-në rrafshin e funksionimit të tërësisë së institucioneve demokratike, që kjo krizë i shpërfaqi të rrënuara gati gjer me themel dhe në kryerrafshin e njohjes së legjitimitetit shqiptar për partneritet të barabartë në shtetndërtimin multinacional të Maqedonisë.

Njohja e Platformes shqiptare, prandaj, i jep dhe ia forcon legjitimitetin e ekzistencës së shtetit dhe forcon legalitetin e tij të munguar demokratik…!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit