1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandaloze, familja shumëanëtarëshe nga Kosova refuzon testimin në Gjermani, intervenon policia

Rekomandime

Familja shumëanëtarëshe nga Kosova me vendbanim në Lüneburg të Gjermanisë veriore i kanë bërë problem shtetit gjerman, pasi refuzuan testimin, pas shpërthimit të koronavirusit në rrethin e tyre. E përditshmja gjermane BILD, shkruan se familja kosovare është shumë e gjerë e cila përbëhet nga dhjetëra anëtarë dhe është e njohur mirë në Rotenburg, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Autoritetet gjermane janë detyruar të ruajnë klanin e karantinës, duke angazhuar një kompani të sigurimeve që t’i ruajë anëtarët e shumtë të familjes për të mos dalë nga izolimi.

Pas disa rasteve pozitive me COVID-19 në familjen kosovare, departamenti i shëndetësisë urdhëroi teste të detyrueshme për të gjithë, një javë më parë. Meqenëse disa anëtarë treguan se nuk ishin bashkëpunues, autoritetet kërkuan mbështetje nga policia, duke përfshirë rreth 20 oficerë nga policia e Lüneburgut.

Meqenëse u urdhërua testimi, autoritetet kontrolluan katër shtëpi të familjes, duke i detyruar anëtarët t’i nënshtrohen testimit.

- Advertisement -

Gjatë aksionit, një i ri u përpoq të ikte, madje dëshmitarët okularë deklaruan se u hodh nga kati i parë.

Që atëherë shtëpia ruhet nga rojet e sigurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit