1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skandaloze: Guardiola e krahason Rusinë njejtë si NATO-n në Iuftën e Kosovës

Rekomandime

Pep Guardiola ka folur për gjendjen psikologjike të lojtarit të tij ukrainas, Zinchenko, ndërsa më pas i është futur historisë.

Trajneri i Manchester City e ka quajtur VlKTlMË Jugosllavinë, ashtu si edhe Ukraina sot. Sipas teorisë së tij, edhe në 1999 janë vr*arë të pafajshmit në Jugosllavi pasi 17 vendet të NATO-s bombarduan vendin 77 ditë për të kërkuar tërheqjen nga Kosova.

- Advertisement -

Kjo ka entuziazmuar edhe mediat serbe, teksa “Kurir” shprehet se Guardiola i tregoi vendin britanikëve.

“Po ju çfarë do të bënit nëse dikush jashtë vendit do t’ju sulmonte? Kështu ndihet edhe Zinchenko. Ajo që ndodhi me Jugosllavinë, askush nuk bëri asgjë. Nëpër botë ka shumë Iuftëra, për të ardhur keq. Njerëzit e pafajshëm do ta pësojnë gjithmonë.

I forti e vret gjithmonë të dobëtin. Vendimet e një ose dy njerëzve do të vendosin për gjithë të tjerët. Po ndodh tani me Rusinë, me shumë vende të tjera. Në gjithë botën ju doni një shtëpi për të fjetur, ushqim në tavolinë, filma, ushqim dhe dikë për ta dashuruar”, tha Guardiola.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit