1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SKANDALOZE/ Marrëveshja Rama- Erdogan, gjuha turke në shkollat shqiptare, do të rishikohen edhe tekstet e historisë

Rekomandime

Pak javë më parë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, ku tërhoqi vëmendjen pritja që iu bë nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

- Advertisement -

Gjatë kësaj vizite, Rama mori premtimin për ndërtimin e spitalit të ri Rajonal në Fier, para zgjedhjeve të 25 prillit, sikundër u nënshkruan disa marrëveshje, edhe në fushën e arsimit.

Një nga këto marrëveshje, e cila u pasua nga një vendim i Qeverisë Rama në mbledhjen e 24 shkurtit 2021 dhe të botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars, parashikon që në sistemin arsimor shqiptar të hyjë dhe mësimi i gjuhës turke.

Marrëveshja e firmosur nga ministritë përkatëse të arsimit, gjithashtu planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishikohen tekstet shkollore. Kjo do të thotë se në shkollat tona do të futet lënë shtesë gjuha turke, si lëndë me zgjedhje të lirë, por edhe rishikim të teksteve të historisë ku flitet për dy vendet.

- Advertisement -

Sistemi arsimor shqiptar lejon futjen si lëndë me zgjedhje të gjuhëve anglisht, frëngjisht, spanjisht, si dhe greqisht për zonat e minoritetit grek. Ndërsa futja e gjuhës turke duket si pjesë e marrëveshjeve personale që Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan dhe dëshmon rritje të ndikimit të Turqisë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar shpeshherë lidhur me afrimin që po i bën vendit me Turqinë, si dhe për largimin nga Bashkimi Europian. Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se sulmet ndaj BE, Rama i ka përsëritur edhe gjatë konferencës për shtyp që mbajti në Stamboll me Presidentin turk, por edhe në Tiranë, gjatë daljeve publike.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit