4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Skandaloze: Radikalët e Sheshelit rrahin aktivistët e të drejtave të njeriut në përkujtimin e Srebrenicës

Rekomandime

Në ndërtesën publike komunale, para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi rrahjen e aktivistëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.
Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.

- Advertisement -

Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari grad.

Organizata e postoi në llogarinë e tyre në tëitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa.

Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit