1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skandaloze: Tre ministra të qeverisë Hoti punësojnë veten në bordin e FSSH-së, paga nga 850 euro

Rekomandime

Nuk po i mjaftojnë vetëm pagat e majme e privilegjet qe i gëzojnë nga pozitat e ministrave. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e kanë nxjerrë edhe nga një pagë tjetër nga buxheti i shtetit. Janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.

- Advertisement -

Për këtë ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj.

Media ka hulumtuar këtë rast dhe ka siguruar dëshmi se ministri Zemaj është vetë emëruar drejtues i këtij Bordi, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Skënder Reçica janë emëruar anëtarë të Bordit.

E këtë për inFokus e kanë konfirmuar edhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

- Advertisement -

“Janë shtatë (7) anëtar. Institucionet gjegjëse, në bazë të Ligjit për Sigurime shëndetësorë Nr. NR. 04/L -249 dërgojnë nga një anëtar, emrat e të cilëve janë të publikuar në ëeb-faqen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Pagesa për kompensimin për punën e Bordit Drejtues të Fondit është e përcaktuar me vendimin e qeverisë Nr. 05/66 datë: 18.09.2018”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Fondittë Sigurime Shëndetësore.


E sipas vendimit numër 05/66 të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi nga viti 2018, si kryesues i Bordit, kompensimi për punën është 850 euro ndërsa si anëtarë i bordit të FSHS-së, kompensimi është 750 euro.

- Advertisement -

Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë përbëhet nga 7 anëtarë.

Anëtarë të tjerë të bordit janë Rrezart Halili, Murat Berisha, Bujar Gashi, Muhamedali Kodra.

Fondi i Sigurimeve është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë ë Financave në lidhje me këtë çështje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit