1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sllovenia ngre pyetje të pakëndshme me bisedat për “shpërbërjen” e Bosnjës

Rekomandime

Nisja e tij ka qenë e papritur, motivet e paqarta, ndërsa serioziteti i dyshimtë.

- Advertisement -

Një debat publik, që lindi në Slloveni, u përhap këtë javë në Bosnje e Hercegovinë dhe në BE dhe nxiti pyetje të pakëndshme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe të institucioneve në Ballkan, e sidomos në Bosnje.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raportohet se ka folur për “shpërbërjen” e mundshme të Bosnje e Hercegovinës gjatë një bisede me presidencën trepalëshe të Bosnjës, muajin e kaluar.

Raporte të pakonfirmuara këtë javë kanë cituar një “non-paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha, që u bën jehonë bisedave për ndryshimin e mundshëm të kufijve.

- Advertisement -

Publikisht, të dy udhëheqësit i kanë mohuar sugjerimet se mbështesin një ide të tillë.

Pahor ka thënë të premten se i hedh poshtë “lojërat e rrezikshme” për ndryshimin e kufijve, ndërsa Jansha ka mohuar se ekziston një “non-paper” i tillë.

- Advertisement -

Por, alarmi është ngritur tek ata që mendojnë se reformat janë mënyra më e mirë për ta nxjerrë Bosnjën nga paraliza politike.

“Ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme”, thotë Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Ai përmend rrezikun e veçantë në Ballkan, ku është përfolur se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e kanë konsideruar shkëmbimin e mundshëm të territoreve, tre vjet më parë.

Por, ai po ashtu paralajmëron për përhapjen e paqëllimtë të rrezikut në vende si Ukraina, ku Rusia ka aneksuar Kr.imenë shtatë vjet më parë dhe vazhdon të mbështesë sepatistët e amatosur.

“Ishte shumë e rrezikshme të flitej për ndryshimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e kjo është edhe më e rrezikshme në Bosnje, sepse do të përfshinte jo vetëm një proces jokonsensual, por do t’i ndikonte edhe njerëzit kundër vullnetit të tyre, si dhe do ta flakte qasjen e komunitetit ndërkombëtar, që ka qenë në fuqi qysh në vitin 1991, e që do të thotë se asnjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike nuk është i pranueshëm”, thotë Bieber.

Një portal slloven i lajmeve ka njoftuar së pari më 11 prill se Pahor i ka pyetur bashkëpresidentët e Bosnjës, në një takim më 5 mars, nëse “ndarja në mënyrë paqësore” është një mundësi për Bosnjën, e cila ende qeveriset në dy entitete: Federata Boshnjake-Kroate dhe Republika Sërpska.

Kjo qeverisje e ndërlikuar është paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund Iuftës në Bosnje, më 1995.

Kroati Zhelko Komshiq ka thënë një ditë më vonë se pyetja i është bërë atij dhe dy anëtarëve të tjerë të Presidencës së Bosnjës në një takim në mars.

Zyra e Pahorit më vonë ka konfirmuar se ai i ka pyetur udhëheqësit e Bosnjës për “idenë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës dhe ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor”, gjatë një vizite në Sarajevë, në fillim të marsit.

Sipas raporteve, Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës dhe udhëheqësi i Republikës Sërpska, i cili së voni i ka intensifikuar thirrjet e tij për shkëputje nga pjesa tjetër e Bosnjës, i është përgjigjur më ngrohtë idesë sllovene, sesa homologët e tij, ai boshnjak dhe kroat.

Pahor më pas ka theksuar “mbështetjen” e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE dhe respektin e tij për integritetin territorial të vendit.

Pastaj, këtë javë, kanë dalë raporte që sugjerojnë se Jansha personalisht i ka dorëzuar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku përmenden ndryshimet e mundshme të kufijve.

Jansha, aleat politik i kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban, ka mohuar se ka shkruar një “non-paper” të tillë.

Një zyrtar i BE-së është përgjigjur në emër të zyrës së Michelit më 12 prill, duke thënë se “ne nuk mund të konfirmojmë se kemi marrë” një dokument të tillë.

Më 15 prill, një medium me qendër në Lubjanë, necenzurirano.si, ka botuar atë që ka thënë se është “non-paper”-i në fjalë.

Në këtë “non-paper” të pretenduar, me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”, Jansha propozon “zgjidhje” që përfshijnë “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “bashkimin e një pjese më të madhe të territorit të Republikës Sërpska me Serbinë”.

Ai propozon status të veçantë – duke ndjekur modelin e Tirolit të Jugut, provincës kryesisht gjermanishtfolëse në veri të Italisë – për “pjesën serbe të Kosovës”.

Po ashtu sugjeron ose “bashkimin e kantoneve kryesisht kroate të Bosnje e Hercegovinës me Kroacinë, ose dhënien e statusit të veçantë për pjesën kroate të Bosnje e Hercegovinës”.

Boshnjakët, “kështu do të fitojnë një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrin përgjegjësinë për të”.

Presioni për ndryshim
Bosnje e Hercegovina është përballur me probleme pothuajse konstante të qeverisjes, që nga krijimi i saj me dy njësitë etnike.

Brukseli dhe përfaqësuesi i tij i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell, kanë theksuar vazhdimisht dëshirën e bllokut për të parë një angazhim më të madh të zyrtarëve të Bosnjës për reforma, që do t’i mundësonin vendit të përparonte drejt BE-së.

Por, çështjet e pazgjidhura, përfshirë paqëndrueshmërinë e vazhdueshme politike të Bosnjës, vazhdojnë.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kroacisë është cituar të ketë thënë se Zagrebi ka qenë “nxitësi” i një nisme këtë vit, për të hartuar një “non-paper”, ku Bosnja do të nxirrej si “një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian, e cila duhet të jetë më e dukshme në hapësirën gjeopolitike në Evropën Juglindore”.

Institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, herë pas here, ndajnë dokumente të tilla konfidenciale, por jozyrtare, që sugjerojnë korniza të mundshme për diskutimin e temave veçanërisht të mbingarkuara.

Në “non-paper”-in kroat, ministri i Jashtëm, Gordan Gërlliq Radman, ka mbështetur statusin e kandidatit të Bosnjës për anëtarësim në BE.

Sllovenia ishte midis nënshkruesve të tjerë, ashtu si edhe Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Hungaria.

Gërlliq Radman ka thënë pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, më 22 mars, se homologët e tjerë evropianë – përfshirë ata nga Franca dhe Gjermania – kanë shprehur gjithashtu mbështetje për dokumentin.

Në “non-paper” është thënë se Bosnja duhet të reformojë legjislacionin e saj zgjedhor, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidencës trepalëshe të Bosnjës këtë muaj, që të punojë drejt reformave të paktën modeste, përfshirë “ndryshime të limituara kushtetuese… për të reformuar sistemin zgjedhor”.

Sllovenia do të marrë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Ndoshta Pahor dhe Jansha thjesht kërkojnë të mbledhin pikë politike, duke ofruar zgjidhje për paqëndrueshmërinë e vazhdueshme midis ish-republikave jugosllave në juglindje.

Disa analistë spekulojnë se udhëheqësit sllovenë mund të kanalizojnë pakënaqësinë me Bosnjën edhe midis “aktorëve më të mëdhenj” brenda Bashkimit Evropian.

Mateusz Seroka, një studiues në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ripërcaktimi i kufijve është një gjë e dështuar – “një mundësi e tillë do të shkaktonte më shumë probleme, sesa do të mund të zgjidhte teorikisht”.

Por, duke folur përpara rrjedhjes së “non-paper”-it, ai ka thënë se “ka ende grupe që mendojnë për ndarjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor përgjatë vijave etnike” dhe nuk ka fajësuar domosdoshmërisht Lubjanën për ngritjen e kësaj teme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit