0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Snajperisti amerikano-gjerman i UÇK’së, operohet sërish për plagët e Iuftës

Rekomandime

Ushtari i UÇK’së me nënë gjermane dhe baba amerikan Spath, Michael Valter Spath ishte pjesë e brigadës 138 në Koshare, krahpërkrah me Agim Ramadanin e të tjerë.

Ai vetëm gjatë Iuftës në Kosovë ishte i plagosur tri herë, dje operruar sërish për plagët e Iuftës.

- Advertisement -

Snajperisti amerikano-gjerman ia ka dalë me sukses operimit, sipas njoftimit që bëri Hisen Berisha, bashkëluftëtar i tij.

Në orët e vona, nën përkujdesin e mjekut kirurg Dr. Astrit Hamza dhe ekipit të tij asistues, ia doli me sukses operimit, Heroi i luftës së UÇK në Koshare, RENGER Michael Valter Spath. I fortë dhe i durueshëm si në ditët kur u plagos disa herë e rëndë në front, ashtu edhe tani kur i duhet t’i trajtojë kohë pas kohe, ato plagë që nuk rendin t’ia kujtojnë se janë aktive”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë, që Snajperisti Michael Valter Spath ka marrë edhe pasaportën kosovare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit