4.9 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Sondazhet: Biden “mposht” Trump

Rekomandime

Tabloja politike kombëtare amerikane është zhvendosur në mënyrë të qartë dhe të konsiderueshme në favor të Joe Biden që kur paraqiti kandidaturën për Partinë Demokratike në muajin mars, shkruan CNN.

Duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit, shkatërrimit të vazhdueshëm të ekonomisë, populli amerikan ka krijuar idenë se presidenti aktual, Donald Trump nuk është i aftë për postin që ka.

- Advertisement -

Nga nisja e një mesazhi të rendit dhe ligjit, përballë protestave kryesisht paqësore për drejtësi racore deri tek shkarkimi i menaxherit të fushatës dhe dështimi në luftën me pandeminë globale të COVID-19, gara për Shtëpinë e Bardhë ka vazhduar të jetë në favor të Biden.

Sipas sondazhit të fundit të CNN, Biden aktualisht është duke udhëhequr për sa i përket numrit të votave elektorale, ku deri më tani thuhet se ka siguruar 268 vota nga 270 për t’u zgjedhur president i ri i SHBA-ve.

Në anën tjetër, Trump deri më tani mendohet se ka 170 vota elektorale. Asgjë nuk është e sigurt pasi edhe në sondazhet e para katër viteve, presidenti aktual ishte pas kandidates demokrate, Hillary Clinton.

- Advertisement -

Zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit