-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sondazhi i analistit nga SHBA: VV’ja e para, PDK e dyta, LDK në fund të pusit, përqindja për secilën

Rekomandime

Sondazhi i analistit nga SHBA: VV’ja e para, PDK e dyta, kjo është përqindja për secilën parti

- Advertisement -

Analisti kosovar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një sondazh për partitë politike se sa përqind do t’i fitojnë, nëse vendi shkon në zgjedhje, shkruan Periskopi.

Sipas sondazhit të tij, Vetëvendosje është partia e parë me 32.3%, ndërsa PDK e dyta me 24.6%, LDK e treta dhe AAK në vendin e katërt.

Ai shkruan se këto rezultate mund të pësojnë ndryshime të mëdha, pas zhvillimeve që do të ndodhin në dy muajt e ardhshëm.

- Advertisement -

Baraliu e ka vendosur edhe Vjosa Osmanin, e cila sipas sondazhit të tij, mund t’i fitoj 5.5%.

Statusi i tij i plotë:

- Advertisement -

(note shtese: 8% eshte e paqarte, 12% minoritete, se po e shoh qe po diskutoni shume… me balancim: VV 35.4, PDK 24.3, LDK 16.0, AAK 7.2, Vjosa 6.2 – minoritetet 11)

LVV – 32.3

PDK – 21.6

LDK – 14.1

AAK – 6.4

LRDK – 5.5 (V. Osmani)

1 – me pak se 45% te votuesit te LDK eshte i rivendosur te votoj LDK; 25% kalojne tek VV, 17% tek Vjosa

2 – vetem 85% te votuesit te VV i qendron besnik votes per VV

3 – Albin Kurti ka renie prej 15% ne mbeshtetje per KM

4 – Kufiri i larte (per momentin) i VV eshte 35%

5 – Hoti ka mbeshtetje per KM pothuajse nga a tere vota e LDK (15%)

Natyrisht disponimi dhe rezultatet mund dhe do te pesojne ndryshime te medha pas zhvillimeve te dy muajve te ardhshem, por desha te ju sjelle nje dush me numra per momentin, duke pare qe shume sharllatane e mendimtare propagandues po ju deshifrojne parashikime donkishoteske

p.s. mbeshtetja per PDK mbetet mister, sepse modeli im parashikonte renie ne 16%. Si duket fushata anti dhe pro UCK dhe simpatie dhe empatie ne lidhje me GjS e ka solidifikuar voten e PDK, e cila kufirin e eperm per momentin e ka 26.7!

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit