-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sondazhi i fundit parazgjedhor në Shqipëri: Ja kush do fitojë në secilin qytet shqiptar

Rekomandime

11 mandate do të vendosin zgjedhjet në Shqipëri. Agim Tutulani ekspert për zgjedhjet, koordinator për Ballkanin i kompanisë “Geo Cartography”, që zhvilloi një sondazh për zgjedhjet në Kosovë dhe që rezultoi shumë i saktë, së fundmi bëri një anketim edhe për Shqipërinë.

- Advertisement -

Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, ai skanoi të gjitha qarqet në Shqipëri duke e vendosur theksin se te mandatet që do të bëjnë diferencën.

Prezantimi i plotë i ekspertitKuvendi ka 140 mandate

Qarku Shkodër

- Advertisement -

PD ka 6 mandate të sigurt. PS është solide në 3 mandatet e veta, PSD ka një mandat dhe këtu kemi një mandat që po luftohet tresh.

Gjasat janë që LSI do ta kalojë pragun. PS do të sulmojë drejt mandatit të katërt, ose PD mund të shkojnë përtej të gjashtit, te mandati i shtatë.Qarku Kukës dhe Dibër

- Advertisement -

Në qarkun e Kukësit nuk ka garë, po ashtu edhe për Dibrën po shkon 3 për PD dhe 2 për PS.

Qarku Lezhë

Në Lezhë do të kemi një betejë. Me 7 mandatet e veta, kemi 3 forca që kanë shanse reale për ta kaluar pragun. PD ka 4 mandate të sigurt. PS ka 2 të sigurt dhe këtu bëhet një betejë e ashpër për mandatin e shtatë. Nuk jemi të sigurt që LSI do ta kalojë pragun. Dhe atëherë ngelet që mandati i shtatë të ndahet mes PD dhe PS dhe janë 2-3 mijë që e ndajnë këtë mandat.

Qarku Durrës

Durrësi është shumë i luftuar si qark. Ka 14 mandate. Nga ajo që shikojmë në terren, këtu kemi projeksionin për 13 mandate të sigurta, një i LSI, 6 PS dhe 6 PD, por PD ka shanse reale për mandatin e shtatë dhe është shumë afër për ta marrë. Ne mendojmë se do të jetë një diferencë e vogël votash për të zgjidhur mandatin e 14, që e projektojmë se do të shkojnë drejt PD-së.

Qarku ElbasanKemi bërë 3 sondazhe.

Në Elbasan duket se PS ka 7 mandate solide, kemi PD që ka një ngritje nga 2017 me 5 të sigurta dhe LSI ka një mandat të sigurt. Këtu ka një betejë për mandatin e 14 dhe do të zgjidhet më shumë mes LSI dhe PD-së sesa PS-së. PS-së i duhet 3 mijë vota për ta thyer për të shkuar drejt mandatit të tetë, kemi një betejë treshe.

Qarku FierKemi bërë 6 sondazhe.

PS ka 8 mandate të sigurt, PD ka 6 të sigurt, LSI ka një mandat të sigurt dhe mandati i 16-të është në lojë, gjasat janë që PS do ta marrë, por edhe PD ka një shans për ta marrë, është afër 1-2 mijë vota.

Qarku Vlorë

PS ka 7 mandate të sigurt, por ajo që ndodh këtu është elementi i LSI, jemi pranë mandatit por nuk jemi të sigurt që do ta marrë. Gjasat janë që PD ka 4 të sigurt, kjo është e betonuar, pasi duhet 12 mijë vota për ta humbur. Këtu kemi një garë treshe, pasi janë tre ekuacionet e hapura, PS mund të përfundojë edhe me 8 mandate, por që gjasat janë shumë të pakta, por janë më të larta gjasat që PD të sulmojë për një të pestë, që është diku të 6 mijë vota, dhe është LSI, që nëse e merr, pasi është shumë afër, 1-2 mijë vota larg.

Qarku Berat

Berati deri diku nuk ka garë, vetëm nëse ndodh diçka tektonike, PS ka 4 mandate. 2 mandate PD dhe një LSI. PD është rreth 4 mijë vota larg mandatit të tretë, por an duket shumë e vështirë.

Qarku Korçë

E kemi matur tre herë. Aty kemi një betonifikim pozicionesh. Aty janë 5 mandate për PD, 5 për PS dhe një për LSI. Këtu PS është në ofensivë duhen 4 mijë vota t’i marrë një mandat PD-së për të shkuar te mandati i 6-të, por ne besojmë, gjasat janë që nuk do të ndodhë.

Qarku Gjirokastër

Këtu kemi tre forca në garë, nëse kandidatët e LSI dhe PD do të kishin hyrë bashkë do të ishte 2-2 dhe do të kishte mbaruar, por gjasat janë që LSI është shumë pranë mandatit. Është pak i sigurt në këto momente. PS ka 2 mandate të sigurt, PD ka një mandat të sigurt dhe kemi një mandat që LSI është favorite. Nëse nuk e merr LSI, gjasat janë që e merr PD për shkak të formulës.

Qarku Tiranë

Ka një numër të lartë të pavendosurish 16%. Ne parashikojmë 410 mijë pjesëmarrës në votime. Në Tiranë përjashto Tiranën, në Kavajë, Kamëz, Paskuqan dhe Rrogozhinë shikojmë një dominim të opozitës 65% me 35% dhe qyteti i Tiranës është diku në balancë por edhe ky 36% jashtë Tiranës që i kthen në favor të opozitës, kjo nuk do të thotë se gara ka mbaruar. PS ka 16 mandate të sigurt (2 më pak se zgjedhjet e kaluara), PD është shumë afër mandatit të 17, kemi një pikëpyetje të madhe për LSI-në. Kemi edhe PSD-në që është shumë e dobët për ta fituar mandatin, por edhe shumë e fortë për ta hequr që tani, është diku te gjysmë mandati, ka diku 5-6 mijë vota. LSI 2 mandate. Një mandat është shumë e vështira ta përcaktojmë sot.

RezultatiPS 63 mandate
PD 60 mandate
LSI 5 mandate
PSD 1 mandat
11 mandate të paqartaNe parashikojmë që të kemi deri në 1 milion e 520 mijë votues. Kemi 12% solid që mund të kthejë situatën. Nga 12% kemi kuptuar 3% nga anojnë dhe shkonte 57% me 43% për opozitën por kemi një 8% me pikëpyetje. 9 mandate do të ndahen deri në minutën e fundit. Por unë do ta ngritja 61 PD-së dhe 6 LSI-së sipas projeksioneve të fundit që kemi. Për 9 mandate do të kemi një natë të gjatë” deklaroi eksperti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit