Sondazhi final i kryer këtë javë nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 40.95 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 22.3 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.3 për qind, shkruan Reporteri.net.
AAK 7.8 me për qind dhe Nisma Socialdemokrate 3.15 me për qind.
Paraprakisht ishin realizuar dhe dy sondazhe tjera. Sondazhi final u realizua me 3 mijë respodentë.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.
Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.
Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.