3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sondazhi i T7: Veseli 61%, Osmani 23%, Albin Kurti 9%, Haradinaj 5%

Rekomandime

Në sondazhin me telefonata është duke u zhvilluar në T7, me pyetjen se cilin nga pesë kandidatët do ta votoni më 6 tetor. Ky sondazh është me pagesë, pasi çdo votë kushton 50 centë.

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është kandidat për kryeministër, është duke prirë me vota.

61.% e qytetarëve kanë votuar për të parin e PDK-së. Pas tij është kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani me 23%.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është i treti me 9%, pastaj është ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 5%.

- Advertisement -

Derisa i fundit është kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj me 0.50%.

Në të gjitha sondazhet pa pagesë rwzultati është komplet ndryshe, ku Veseli vazhdimisht renditet i 4’ti. Madje, në vet këtë televizion, në verzionin online nê faqene facebook të T7, në një sondazh pa pagesë, i cili gjithashtu është ende aktiv, Veseli po humb edhe ndaj Haradinajt me rezultat 45 me 55 për qind në favor të kryeministrit tê dorëhequr, i cili renditet i 3’ti. Në sondazhe bindshëm prijnë Albin Kurti e Vjosa Osmani.

- Advertisement -

A nënkipton kjo se votuesit e PDK’së tashmë kanë mbushir xhepat me para, ndërsa partitë tjera kanë elektorat të varfër?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit