1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrin marrëveshje me Serbinë

Rekomandime

Spanja është e gatshme ta njohë Kosovën si shtet, nëse kjo arrin marrëveshje me Serbinë, ka bërë të ditur qeveria spanjolle.

- Advertisement -

“Qëndrimi ynë nuk është obstruksionist. Përkundrazi, është konstruktiv”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës për “EUobserver”. “Pozicioni i Spanjës mund të përputhet me fjalinë: ‘asgjë pa një marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë njohjen politike (të Kosovës) dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

Spanja është një nga pesë vendet evropiane që nuk ka njohur Kosovën.

Ky shtet ka menduar se shpallja e pavarësisë më 2008 “ishte në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe idenë tonë për Evropë tolerante e të larmishme”. Megjithatë, Spanja beson në “pashmangshmërinë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, edhe me koncesionet e vështira që mund të implikojë”.

- Advertisement -

Deklarimi i ri i Spanjës vjen në kohën e rinisjes së bisedimeve për normalizim mes Kosovës e Serbisë, pas dy vjetësh pauzë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit