1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spanja këmbëngul, nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Spanja ka thënë se nuk do të heq dorë nga qëndrimi i për mosnjohjen e “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Jashtme të Spanjës për portalin Kosovo Online.

- Advertisement -

Kosova Online mori këtë përgjigje në pyetjet rreth pikëpamjeve të Spanjës për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO me procedurë të përshpejtuar, deklaratat në rritje të disa zyrtarëve evropianë dhe amerikanë që kërkojnë që Kosova të njihet nga ata anëtarë të BE-së që nuk e njohin atë.

“Ne po mbrojmë nevojën e zgjidhjes së çështjes së territorit të Kosovës përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar ministria e Jashtme spanjolle.

Kujtojmë se ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë vazhdimisht gjatë javëve të fundit se është koha që Kosova të njihet nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë, si dhe të anëtarësohet në NATO.

- Advertisement -

Gjithashtu në fillim të marsit, qeveria në Prishtinë krijoi një Grup Punues Ndërinstitucional për Integrimin në NATO, të kryesuar nga Gërvalla.

Nga vendet e tjera të pesëshes evropiane që nuk e njohin Kosovën, në periudhën paraprake u konfirmua se qëndrimet e tyre për këtë çështje nuk ndryshojnë. Kështu, gjatë vizitës së tij në Beograd në shkurt, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Athina do të mbetet pranë qëndrimit të saj për mosnjohje.

- Advertisement -

Sa i përket Kosovës dhe dialogut, dua të jem i qartë, qëndrimi i atdheut tim nuk ndryshon. Ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të ishte në interes të të dyja palëve,” tha Mitsotakis në Beograd.

Ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nadj në fund të shkurtit pat thënë se se qeveria dhe parlamenti sllovak kanë një mendim të pandryshuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ky është qëndrim i përhershëm i politikës së jashtme të Sllovakisë, pavarësisht nga përbërja dhe Qeveria.

Në fund të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së Qipros, Anita Dimitriju, konfirmoi se as qëndrimi i Qipros nuk do të ndryshojë dhe ajo në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Qiproja nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit