-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Spanja synon t’i dërgojë afganët në Kosovë – përmendet njohja’

Rekomandime

Qeveria spanjolle e Pedro Sanchezit u ofrua në muajin gusht që të jetë një nga vendet pritëse të refugjatëve nga Afganistani, por tani është duke synuar ta ndryshojë kahen e rrjedhjes së refugjatëve në shtete të tjera.

- Advertisement -

Sipas mediumit “OkDiario”, Ekzekutivi është duke punuar në një plan, që bashkë me Bashkimin Evropian, të hapin një kamp të madh refugjatësh në Kosovë.

Ndihma e Spanjës këtu pritet të jetë në bashkëpunimin për menaxhim dhe ndërtim. Ky medium, duke u thirrur në burime diplomatike, ka thënë se tashmë ekziston plani në tavolinë dhe bisedimet janë në fazë të avancuar.

Si zgjidhje territoriale për ndërtimin e një kampi të tillë, sipas “OkDiarios”, BE-ja dhe Spanja po e shohin Kosovën, pavarësisht se Spanja s’e njeh Kosovën.

- Advertisement -

Tashmë Kosova është pajtuar për të strehuar rreth 2000 afganë për deri në një vit, por raportimi thotë “se mund të jenë mijëra të tjerë në të ardhmen, që do të mbesnin për një kohë në këtë vend dhe më vonë do të dërgoheshin në shtetet e BE-së nëpërmjet një sistemi për të cilin ende s’ka marrëveshje”.

Shumë detaje megjithatë nuk janë negociuar ende.

- Advertisement -

Në fakt, sipas raportimit, Kosova ende s’ka pranuar propozimin edhe pse “do ta mirëpriste” sepse në marrëveshje mund të jetë pjesë edhe “njohja nga Spanja në të ardhmen”.

Në ndërkohë Spanja tashmë ka rialokuar më shumë se 2000 afganë në një vend të përkohshëm pasi ka hequr bazën që kishte paraprakisht.

Ky shtet ishte ofruar si vend për të pranuar afganët që kanë bashkëpunuar me BE-në ndër vite.

“OkDiario” është gazetë digjitale spanjolle e themeluar në shtator të 2015-s nga gazetari Eduardo Inda. Raportimet e saj lidhen me përkrahje të nacionalizmit spanjoll. Ajo në shumë raste është kritikuar edhe për raportime të rreme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit