1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Specialja përmbysi festat e fundvitit për ish-udhëheqësit e UÇK’së, flet gruaja e Nasim Haradinajt

Rekomandime

Festat e këtij fundviti nuk ishin të njëjta për familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fundvit, Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinajt e priti afër fëmijëve të saj në Suedi.

- Advertisement -

Kjo pasi burri i saj gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai po akuzohet nga Gjykata Speciale për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Festat e fundvitit zakonisht i kalonin në shtëpinë e tyre në Gllogjan të Deçanit, ndërsa sot, ajo gjendet larg vendlindjes, por pranë fëmijëve të saj.

Nën ndikimin e emocioneve, tregonte se si festat e fundvitit në vitet e kaluara kanë qenë të mbushura me hare, pasi e gjithë familja festonin së bashku.

- Advertisement -

“Kur kanë qenë fëmija të vegjël gjithë e kemi organizu vitin e ri me familjen e Nasimit, vëllezërit, babanë e nënën. Kemi organizu në një lokal të banesës tonë çdo herë. Me këngë e valle. Kuptohet Nasimi e babai i tij i ndjerë me sharki e çifteli duke kënduar. Ishin kohëra shumë të mira së bashku”, thotë gruaja e tij për Express.

Megjithkëtë, festat e fundvitit, ish-krerët e UÇK-së i pritën të gjithë së bashku. Kështu bëri të ditur Gjejlone Haradinaj. Këtë e konfirmoi për Express edhe Gjykata Speciala, ditë më parë, ku tha se do t’ua mundësojë ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që ta festojnë Vitin e Ri.

- Advertisement -

Aktualisht në qendrën e paraburgimit në Hagë janë disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të fundit që arritën në Hagë ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi.

Ata u pritën atje nga anëtarët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, si dhe nga ish-eprori i UÇK-së, Sali Mustafa.

Gucati e Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në Prishtinë. Po atë ditë, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Viti që lam pas arrinte të na befasonte pothuajse çdo ditë.

Në kohën kur, ish-presidenti i vendit po udhëtonte për në Shtëpinë e Bardhë, më 24 qershor Prokuroria Speciale me Seli në Hagë publikoi një aktakuzë ende të pakonfimuar nga gjykata. Në këtë aktakuzë, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte akuzoheshin edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Prezantimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, ndodhi në kohën që ai ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ta rifilluar dialogun Kosovë-Serbi, ku do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

5 muaj më vonë, më 5 nëntor 2020 u bë e ditur se aktakuza ndaj tyre është konfirmuar dhe po atë ditë, ish-krerët e UÇK-së u transferuan për në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Shtatë të akuzuarit e parë të Speciales, pesë prej të cilëve me aktakuzë të konfirmuar, po mbahen ende në paraburgim, pasi pothuajse secilit prej tyre i është refuzuar kërkesa që të mbrohen në liri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit