13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Spiuni rus shkakton ‘kaos’ në Hagë, u kap para se të kishte akses në dokumente

Rekomandime

Inteligjenca holandeze ka zbuluar se një spiun i fshehtë që punonte për Shërbimin Informativ Ushtarak Rus, GRU, përdori një identitet të rremë brazilian për të udhëtuar nga Brazili në Holandë.

Spiuni duhej të fillonte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që do të thoshte se ai do të kishte akses në ndërtesën dhe sistemet e ICC-së, shkruan BBC.

- Advertisement -

Ai u ndalua me mbërritjen në Holandë dhe u kthye në Brazil në fluturimin tjetër të disponueshëm.

Shërbimi holandez i sigurisë AIVD tha në një deklaratë se nëse oficeri i inteligjencës do të kishte arritur të fillonte punësimin me ICC, ai do të kishte qenë në gjendje të mblidhte informacione atje dhe të kërkonte (ose të rekrutonte) burime dhe të organizonte qasje në Sistemet dixhitale të ICC.

“Në këtë mënyrë, ai do të kishte qenë në gjendje të jepte një kontribut të rëndësishëm në inteligjencën që po kërkon GRU. Ai gjithashtu mund të kishte qenë në gjendje të ndikonte në procedurat penale të GJNP”, thuhej në një deklaratë.

- Advertisement -

Spiuni ishte një ‘ilegal’ – një lloj i veçantë spiun i fshehtë për të cilin njihet Rusia. Ai pretendonte të ishte shtetasi brazilian Viktor Muller Ferreira, i lindur më 4 prill 1989, kur në fakt emri i tij i vërtetë është Sergey Vladimirovich Cherkasov, i lindur më 11 shtator 1985.

Cherkasov përdori një identitet të mirë-konstruktuar me anë të të cilit ai fshehu të gjitha lidhjet e tij me Rusinë në përgjithësi, dhe GRU-në në veçanti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit