1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, zbulohet kush e porositi

Rekomandime

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit, ai ka bërë një skulpturë gjigande të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian.

- Advertisement -

Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër.

Është iniciativë individuale e tij.

Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falenderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë.

- Advertisement -

Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve.

Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”,-tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit