5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit përmes vargjeve të “Mora fjalë”

Rekomandime

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

- Advertisement -

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Kohë më parë Sophia ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj dhe lidhjes me heroin tonë kombëtar.

- Advertisement -

“Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare”, ka shpjeguar ajo.

“Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve.

- Advertisement -

Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai.

Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut.

Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia.

Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli.

Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe linda unë”, kishte thënë tutje ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit