1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Strategjia e Listës Serbe për të fituar më shumë se 10 ulëse në Kuvend përmes komuniteteve të tjera

Rekomandime

Lista Serbe në Kosovë përveç 10 ulëseve të rezervuara për deputet në Kuvend, pritet të marrë mbështetje edhe të komuniteteve tjera në legjislativin e ri.

Kjo parti politike, në zgjedhjet e 14 shkurtit, u ka thënë një pjese të votuesve të vetë, që të mos votojnë kandidatët për deputetë nga Lista, por të votojnë persona të caktuar nga parti të komuniteteve të tjera – që më pas ata persona të futen në parlament dhe të kontrollohen nga Lista Serbe.

- Advertisement -

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, thotë për Albanian Post se këtij qëllimi ia kanë arritur, pasi disa kandidatë të komuniteteve kanë marrë vota më shumë nga serbët sesa nga komuniteti i tyre.

Lista Serbe për vete ka marrë tetë mijë vota më pak se zgjedhjet e kaluara, por Balje thotë se ato vota i kanë shpërndarë te kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Adriana Hoxhiq, te Iniciativa e re e komunitetit rom e udhëhequr nga Gazmend Salivevic dhe koalicioni boshnjak “Vakat”.

“Ata kanë bërë atë që e kanë planifikuar. Kanë tetë mijë vota ma pak se në zgjedhjet e fundit. Këto vota ata i kanë shpërndarë. Gjashtë mijë i ka zonja Hoxhiq edhe një mijë vota ka koalicioni “Vakat” prej komunave me shumicë serbe”, tha ajo.

- Advertisement -

“Kanë bashkëpunuar edhe me komunitetin rom, sepse në Graçanicë kanë bërë një Iniciativë të re të romëve që është regjistruar vetëm disa ditë para zgjedhjeve dhe ka fituar shumë vota. Unë mendoj që është kundërshtuese”.

Balje është e befasuar edhe me rritjen e madhe në vota të koalicionit boshnjak “Vakat”.

- Advertisement -

“Për Adriana Hoxhiq e kemi ditë, por për ‘Vakatin’ ka qenë shumë surprizë e madhe sepse prej pasluftës deri më sot nuk kanë pas asnjë votë, tash ata kanë marrë shumë vota, është evidente që ata kanë bashkëpunuar me Listën Serbe”.

Por kandidatja për deputete nga iniciativa boshnjake, Adriana Hoxhiq, e ka mohuar se ka pasur ujdi me Listën Serbe e cila po tenton që përmes Hoxhiqit të rrisë ndikimin e saj në Kuvendin e Kosovës me më shumë se 10 deputetë, sa i takojnë serbëve.

Hoxhiq tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Listën Serbe. Ajo thotë se ka marrë vota nga gjitha komunitetet.

“Nuk jemi marrë vesh që me na sjellë votat. Lista Serbe është legjitime në Kosovë. Nuk është e vërtetë që kam marrëveshje me Listën Serbe. Bashkëpunimi im me përfaqësuesit e Listës Serbe në komunën e Mitrovicës Veriore nuk e ka dëmtuar asnjë komunitet”, tha Hoxhiq.

Kjo e mohon që në Kuvend nëse zgjedhet deputete do t’i shërbejë Listës Serbe.

“Nëse unë marr besimin e qytetarëve, do të punoj vetëm për interesat e komunitetit tim. Komuniteti im është komuniteti boshnjak”.

Akuzat se u rreshtua në krah të Listës Serbe nga Balje, nuk i pranon as Gazmend Salivevic, nga Iniciativa e re e romëve në Graçanicë.

Edhe ky e mohon se janë të ndikuar nga Lista Serbe.

“Këto akuza nuk qëndrojnë pasi ne kemi vizituar çdo pjesëtarë të komunitetit rom në Kosovë, edhe votat janë prej romëve”, thotë ai për Albanian Post.

Madje shton se janë të hapur për bashkëpunim edhe me Albin Kurtin, nëse ky i fundit vije në krye të qeverisë së Kosovës.

“Bisedimet do të kemi edhe me Albin Kurtin, ne jemi gati me bisedu edhe më të kur ta bëj qeverinë”.

Parlamenti i Kosovës ka 120 ulëse dhe 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet – 10 për serbët dhe 10 për komunitetet e tjera.

Sa u përket ulëseve të serbëve ato fitohen të gjitha nga Lista Serbe, një parti politike e themeluar dhe e diktuar nga Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë.

Për ta rritur ndikimin, Lista Serbe ka gjetur këtë formulë që të marrë më shumë ulëse, duke ndihmuar persona të caktuar të komuniteteve të tjera të marrin ulëse në Kuvend dhe më pas t’u përgjigjen atyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit