1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Stuart Peach pyetet për finalen Kosovë-Serbi: Ne presim njohje reciproke, por s’do të vendosja kufizime

Rekomandime

Emisari i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë për BBC (edicionin në gjuhën serbe), ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe finalizimin e negociatave.

- Advertisement -

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja finale ideale, Peach ka deklaruar se do të ishte sukses çfarëdo zgjidhje që shkon në të mirë të rajonit.

“Suksesi do të ishte çdo zgjidhje që do të sjellë diçka të mirë për të gjithë njerëzit në rajon”, ka deklaruar Peach.

Gazetarja më pas ka pyetur se a duhet përfshihet njohja reciproke në përmbyllje të procesit. Emisari britanik ka theksuar se një çështje e tillë i përket dialogut.

- Advertisement -

“Është një çështje e dialogut dhe e bisedimeve”, ka thënë Peach.

Më pas Peach ka thënë se përfundimi i procesit në mes të dy shteteve me njohje reciproke është pritshmëri i Londrës zyrtare, megjithatë thotë se s’dëshiron që të vendos kufizime sa i përket rezultatit final të negociatave.

- Advertisement -

Kështu është deklaruar emisari britanik, pasi është pyetur se a duhet që të ketë njohje reciproke në fund të procesit.

“Kjo është ajo që presim, qeveria britanike e ka njohur Kosovën. Por unë nuk dua që të vendos kufij të tillë këtu dhe tani në Beograd, kjo varet nga të tjerët dhe ne do të jemi në prapavijë dhe do ta mbështesim procesin”, ka thënë Peach për BBC.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit